Flash

Parashikimi i motit për këtë fillim muaji

Lapsi.al 1 May 2026
Parashikimi i motit për këtë fillim muaji

Dita e premte, pritet të karakterizohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike në pjesën më të madhe të territorit të Shqipërisë. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët deri në pjesërisht me vranësira kalimtare, më të theksuara gjatë orëve të mesditës dhe pasdites, kryesisht në zonat malore të verilindjes dhe juglindjes. Në këto zona nuk përjashtohen reshje të dobëta dhe afatshkurtra shiu.

Temperaturat do të shënojnë rritje të lehtë, ku vlerat minimale në mëngjes do të luhaten nga 8°C deri në 12°C, ndërsa maksimalet gjatë ditës pritet të arrijnë nga 20°C deri në 25°C në zonat e ulëta dhe bregdetare. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare, me drejtim kryesisht nga veriperëndimi, ndërsa në zonat bregdetare pritet të ketë herë pas here forcim të saj.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI