Flash

Kontroll i befasishëm në 'burgun e VIP-ave' në Durrës, gjenden tre telefona

Lapsi.al 1 May 2026
Kontroll i befasishëm në 'burgun e VIP-ave' në

Policia ka zhvilluar një kontroll në ambientet e brendshme dhe të jashtme të burgut të Durrësit në orët e para të mëngjesit. Blutë njoftojnë se janë gjetur dhe sekuestruar tre celularë, të cilët rezultonin aktivë. Njëri prej tyre u gjet në posedim të një të paraburgosuri me inicialet B.G., ndërsa dy të tjerët, së bashku me një palë kufje “bluetooth”, u zbuluan në ambiente të përbashkëta. Sipas Drejtorisë së Burgjeve, kontrollet do të vijojnë edhe në institucionet e tjera penitenciare në vend.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacioneve të siguruara nga strukturat operative të IEVP Durrës dhe pas analizës së riskut, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ndërmori një aksion të befasishëm kontrolli në këtë institucion.

Kontrolli u zhvillua në orët e para të mëngjesit, në zbatim të Urdhrit Nr. 626, datë 07.04.2026, me pjesëmarrjen e Forcave Speciale të DPB.

Gjatë operacionit u ushtrua kontroll në ambientet e brendshme dhe të jashtme të institucionit.

Rezultatet e kontrollit:

U sekuestruan tre celularë tip “iPhone”, të ndezur dhe funksionalë.

Njëri prej tyre u gjet në posedim të të paraburgosurit me iniciale B.G.

Dy të tjerë, së bashku me një palë kufje “bluetooth”, u konstatuan pa autorë në ambientet e institucionit.

Veprimet e menjëhershme:

* U veçua i paraburgosuri B.G.

* U hartua raporti i incidentit.

* U mbajt procesverbali i bllokimit të sendeve të ndaluara.

* Materialet iu referuan Specialistit të SHKB për veprime të mëtejshme hetimore.

Të këshilluara

Këmbimi valutor 1 maj 2026

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, euro do blihet me 95.2 lekë dhe do shitet me 95.9 lekë. Një dollar amerikan do të blihet sot me 81 lekë dhe do shitet me ...

08:07

Parashikimi i motit për këtë fillim muaji

Dita e premte, pritet të karakterizohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike në pjesën më të madhe të territorit të Shqipërisë. Moti parashikohet kryesisht i k...

07:38

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI