Flash

Fërkimet me Ramën/ Del foto e Elisa Spiropalit në takim me Damian Gjiknurin

Lapsi.al 1 May 2026
Fërkimet me Ramën/ Del foto e Elisa Spiropalit në takim me Damian

Elisa Spiropali po kërkon medoemos një përplasje me Edi Ramën. Pas sfidës publike që i bëri për ta përjashtuar, deputetja e Partisë Socialiste ka dalë në një takim me Damian Gjiknurin, një tjetër figurë e lënë mënjanë nga udhëheqja socialiste, për shkak se është zëvëndësuar në postin e ministrit nga Belinda Balluku.

Foto është publikuar nga portali Publik.al dhe të dy, si Spiropali, ashtu edhe Gjiknuri duken teksa bisedojnë në një lokal pa e pasur mendjen tek njeriu që i ka fotografuar.

Elisa Spiropali sfidon flakë për flakë Edi Ramën: Më përjashto!

Mbetet për t'u parë se si do të reagojë Rama ndaj këtij takimi mes dy njerëzve që i kanë shërbyer me besnikëri dhe që u zëvëndësuan në detyra për hir të Belinda Ballukut. Elisa Spiropali u shkarkua nga posti i Ministres së Jashtme, ndërsa Damian Gjiknuri nga posti i Ministrit të Energjisë dhe Infrastrukturës.

A mund të jetë kjo bërthama e një lëvizjeje të re kundër Ramës në Partinë Socialiste apo do të mbetet thjesht klubi i hakmarrjes së vogël ndaj Belinda Ballukut? Kjo mbetet për t'u parë, por surpriza në këtë mes është Elisa Spiropali, që ka dalë nga frëngjia e rrjeteve sociale dhe po kërkon aleatë për të mos qenë vetëm në mbledhjen e ardhshme të grupit parlamentar.

Ekskluzive/ E shantazhuan me tatimet. Pse shpërtheu Elisa Spiropali?

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI