Flash

Berisha në Zagreb: Pasqyruam situatën e rëndë në Shqipëri

Lapsi.al 1 May 2026
Berisha në Zagreb: Pasqyruam situatën e rëndë në

Në Forumin e IDU-së që po zhvillohet në Zagreb të Kroacisë, kyetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar një sërë takimesh ku ka mbajtur dhe një fjalë në panelin qendror të këtij forumi, pjesë e së cilit janë mbi 80 parti të djathta dhe konservatore. Berisha u ndal te zhvillimet politike në Shqipëri dhe bashkëpunimi ndërkombëtar i opozitës.

Në një prononcim për mediat, kryetari i Partisë Demokratike vuri theksin në veçanti te takimi me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviç. Berisha bëri të ditur gjithashtu se ka zhvilluar një takim me presidentin e IDU-së dhe ish-kryeministrin e Kanadasë, Stephen Harper, me të cilin ndan një njohje të hershme. Kryetari i PD-së theksoi se IDU ka qenë dhe mbetet një mbështetëse e rëndësishme e Partisë Demokratike, ndërsa theksoi angazhimin e plotë të partisë që ai drejton për integrimin evropian, duke e konsideruar atë si të ardhmen më të mirë për shqiptarët.

Berisha renditi gjithashtu pengesat kryesore, siç janë: deformimi i zgjedhjeve, ndikimi i drogës dhe fenomeni i narkoshtetit, ndërsa kritikoi iniciativat rajonale të ndërmarra nga kryeministri Edi Rama dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç, duke i cilësuar si përpjekje për të zëvendësuar procesin e integrimit në Bashkimin Evropian me alternativa si ‘Ballkani i Hapur’. Kryetari i PD-së përmendi edhe një letër të përbashkët të publikuar në median gjermane ‘Frankfurter Allgemeine’, ku, sipas tij, është kërkuar një formë ‘integrim i dorës së dytë’, që nuk ekziston në procedurat e BE-së.

"Paraqitëm situatën dhe zhvillimet në vend, shkarjet e mëdha të Shqipërisë nën regjimin e autokracisë elektorale apo diktaturës autoritare të Edi Ramës, problematikat e mëdha që krijon në Shqipëri droga dhe narkoshteti, paraliza që i bën shtetit ligjor. Diskutuam gjerësisht dhe ramë dakord për një bashkëpunim në rritje midis Partisë Demokratike dhe IDU-së në kuadrin e anëtarësisë në këtë organizatë që kemi" - tha Berisha.

"Pata rastin të paraqes problematikat e mëdha me të cilat përballet Shqipëria sot, angazhimin e madh të Partisë Demokratike për integrimin e Shqipërisë në Evropë si të ardhmen më të mirë të shqiptarëve, por dhe pengesat jashtëzakonisht serioze, siç është shndërrimi i zgjedhjeve në farsë elektorale për shkak të pushtetit, droga dhe narkoshteti si faktor rrënues të qenies shqiptare.

Nismat aberative të mbrapshta, rajonale të Edi Ramës dhe Aleksandër Vuçiç, me të cilat janë përpjekur me të gjitha mënyrat de facto të zëvendësojnë procesin e anëtarësimit në Bashkim, e integrimit në Bashkimin Evropian, me procese si Ballkani i hapur apo me letrën e fundit që shkruajtën pa marrë mendimin e askujt përveç të pushtetit të tyre, që shkruajtën dhe e botuan në ‘Frankfurter Allgemeine’ ku kërkuan një anëtarësim të dorës së dytë, një procedurë të re e cila nuk ekziston në Bashkimin Evropian. Pra, pat një interes shumë të madh, siç e patë, për fjalën dhe për paraqitjen që i bëra realitetit të Shqipërisë" - tha Berisha. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

430 mijë dollarë për lobim, Erion Veliaj kërkon aleatë në Washington

Dokumentet e fundit të publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, tregojnë se fushata e lobimit për llogari të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, u fokusua te komunikimet me institucionet amerikane lidhur me financimet për SPAK, si dhe te kontaktet me përfaqësues të Kongresit dhe organizata joqeveritare.

12:22

Me sytë katër

PAPARAZZI