Flash

BE pezullon fondet për Serbinë/ Marta Kos: Shkak politika e Beogradit

Lapsi.al 1 May 2026
BE pezullon fondet për Serbinë/ Marta Kos: Shkak politika e Beogradit

BE-ja ka pezulluar mbështetjen financiare për Serbinë për shkak të politikës së Beogradit ndaj sistemit gjyqësor. Sipas Komisioneres për Zgjerim, Marta Kos, fondet do të mbeten të bllokuara derisa autoritetet në Beograd të adresojnë problemet e identifikuara në gjyqësor.

"Në këtë pikë, ne kemi pezulluar të gjitha pagesat [për Serbinë] sipas planit të zhvillimit, sepse po shohim përsëri një regres në sistemin e drejtësisë. Derisa kjo të korrigjohet, vendi nuk do të jetë në gjendje të marrë mbështetje financiare nga BE-ja", tha Kos në një konferencë për shtyp.

Marta Kos shprehu shqetësim për miratimin e ligjeve që minojnë pavarësinë gjyqësore, si dhe shtypjen e protestuesve dhe presionin mbi median e pavarur. Brukseli thekson nevojën për respektim të rreptë të standardeve evropiane për të vazhduar bashkëpunimin financiar.

Politico raportoi më parë këtë muaj, se BE po shqyrtonte ndërprerjen e 1.5 miliardë eurove në financim për Serbinë për shkak të lidhjeve të ngushta të Beogradit me Rusinë

Të këshilluara

Këmbimi valutor 1 maj 2026

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, euro do blihet me 95.2 lekë dhe do shitet me 95.9 lekë. Një dollar amerikan do të blihet sot me 81 lekë dhe do shitet me ...

08:07

Parashikimi i motit për këtë fillim muaji

Dita e premte, pritet të karakterizohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike në pjesën më të madhe të territorit të Shqipërisë. Moti parashikohet kryesisht i k...

07:38

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI