Flash

Zbulohen dy dyqane që shisnin fenelina dhe pajisje të policisë, arrestohen 2 persona

Lapsi.al 30 April 2026
Zbulohen dy dyqane që shisnin fenelina dhe pajisje të policisë,

Zbulohen 2 dyqane ku shiteshin në kundërshtim me ligjin fenelina dhe pajisje të tjera si ato që përdor policia në Tiranë. Për pasojë kanë rënë në pranga 2 shtetasit që i kontrabandonin dhe i shisnin në dyqanet e tyre. Sakaq policia sekuestroi dhjetëra fenelina dhe pajisje të tjera.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të kontrolleve dhe punës hetimore për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë oragnizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Signals”, si rezultat i të cilit u zbuluan 2 dyqane ku shiteshin fenelina dhe pajisje të tjera si ato që përdor Policia.

Në kuadër të operacionit, u arrestuan në flagrancë shtetasit: Xh. T., 23 vjeç dhe H. L., 41 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit në dyqanet e këtyre shtetasve, në rrugën “Konferenca e Pezës”, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar fenelina dhe pajisje të tjera si të Policisë, për të cilat shtetasit nuk dispononin dokumentacion mbi origjinën e tyre dhe as autorizimin përkatës për mbajtjen dhe tregtimin e tyre. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme“, thuhet në njoftimin e policisë.

Të këshilluara

Këmbimi valutor, 30 prill 2026

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.3 lekë dhe do shitet me 82.3 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet m...

08:20

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI