Flash

Sinjali/ Mesazh i ftohtë nga BE për Shqipërinë, në ditën e madhe të zgjerimit

Në ditën që Brukseli e cilëson si më të rëndësishmen për zgjerimin në vitet e fundit, komisionerja Marta Kos nuk përmendi asnjëherë Shqipërinë. Heshtja vjen ndërsa BE ka shprehur hapur shqetësime për projektin e Zvërnecit, ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura, ligjin për investimet strategjike, përdorjen e mazhorancës parlamentare për të mbrojtur imunitetin e Belinda Ballukut, dhe klimën e sundimit të ligjit.

18:25

Vodafone Albania prezanton zgjidhje teknologjike në ndihmë të bujqësisë

Lapsi.al 30 April 2026
Vodafone Albania prezanton zgjidhje teknologjike në ndihmë të

Vodafone Business Albania merr pjesë për të pestin vit radhazi si partner kryesor në panairin “Ditët e Bujqësisë” (Agriculture Days), që po zhvillohet nga 28 deri më 30 prill në Lushnjë, duke riafirmuar rolin e saj si partner strategjik teknologjik për sektorin e bujqësisë dhe bizneset e vogla e të mesme në Shqipëri.

Në një kohë kur bujqësia përballet me rritje kostosh, presion klimatik dhe nevojë për efikasitet më të lartë, Vodafone Business sjell teknologjinë si një zgjidhje konkrete për zhvillim të qëndrueshëm. Me mbi një dekadë eksperiencë globale dhe e vlerësuar si lider në menaxhimin e shërbimeve IoT nga Gartner Magic Quadrant, Rrjeti numër 1 në vend, po transferon këtë ekspertizë edhe në Shqipëri. Këto zgjidhje u prezantuarn në panairit “Ditët e Bujqësisë” (Agriculture Days).

Gjatë panairit, Vodafone Business Albania prezantohet si një “one stop shop” për të gjitha nevojat teknologjike të biznesit, nga konektiviteti dhe IoT, deri te zgjidhjet dixhitale dhe prezenca online.

Në fokus janë zgjidhjet inteligjente IoT, të dizajnuara për të sjellë përfitime konkrete:

1. Smart Agro – monitorim i tokës, klimës dhe ujitjes inteligjente për rritje rendimenti dhe reduktim të shpërdorimit

2. Smart Energy – monitorim dhe optimizim i konsumit të energjisë në kohë reale për ulje kostosh

3. Smart Fleet – menaxhim GPS i automjeteve dhe makinerive bujqësore për efikasitet dhe kontroll operacional

Këto zgjidhje demonstrohen live përmes dashboard-eve dixhitalë, duke e bërë teknologjinë të prekshme dhe të kuptueshme për fermerët dhe agrobizneset. Përveç zgjidhjeve IoT, kompania prezanton edhe Business Online, një platformë që u mundëson fermerëve, kooperativave, agroturizmeve dhe SME-ve të ndërtojnë prezencë online, të menaxhojnë klientët dhe të zhvillojnë shitje dixhitale, duke zgjeruar tregun përtej kufijve tradicionalë.

“Ne nuk jemi këtu vetëm për të folur për teknologjinë, por për të treguar se si ajo funksionon në praktikë dhe si krijon vlerë reale për bizneset shqiptare,” theksoi Marin Progri, Drejtues i shitjeve për biznesin në Vodafone Albania.

Vodafone Business Albania mbështet bizneset e të gjitha madhësive me konektivitet, zgjidhje IoT dhe shërbime dixhitale që nxisin inovacion, efikasitet dhe rritje të qëndrueshme. Si pjesë e Vodafone Group, kompania kombinon ekspertizën globale me njohjen e tregut lokal për të ndihmuar bizneset shqiptare të zhvillohen në një botë gjithnjë e më dixhitale.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI