Flash

“Meta në burg, ti bën qejf”/ Kryemadhi: K*rvë s'bëhem, s'qava kur më tha do ndahemi

Lapsi.al 30 April 2026
“Meta në burg, ti bën qejf”/ Kryemadhi: K*rvë

Në një intervistë në emisionin “Kjo Javë” në News24, Monika Kryemadhi u pyet lidhur me gjyqin e Ilir Metës, arrestimin e tij. Ajo është pyetur edhe për përplasjen e imazhit duke pasur parasysh pamjen e Metës dhe rilindjen në paraqitjen e Kryemadhit. Ajo thotë se është paragjykuar, por pavarësisht kësaj nuk ka zgjedhur të bëjë rolin e viktimës.

“Ne shqiptarët jemi njëshat e frustrimit mediatik. Mos prit që unë të vë kujën dhe të qaj. Unë nuk qava kur Ilir Meta tha divorcohem nga Kryemadhi, mos prit që unë qoftë edhe në sallë të gjyqit edhe përpara kamerave të shtrihem dhe të bëj rolin e viktimës.

Unë jetën do ta vazhdoj sepse do ushqehem, do jetoj, do jetoj për veten time dhe për fëmijët e mi në radhë të parë. Një bashkëpunëtor i imi, ose ish-bashkëpunëtor në një tavolinë me burra, diskutonte për sjelljen time mediatike ka thënë “nuk e dija që qenka kaq e përdale…”

Dhe unë i kam thënë unë k*rvë nuk bëhem, por vrasëse për fëmijët e mi po. E paragjykuar po jam ndjerë. Sot kanë frikë edhe të vijnë te dera përpara gjykatës qoftë edhe në solidaritet. Për mua beteja ime është me opinionin publik për të zbardhur të vërtetën. Por nëse kjo dosje dhe këto akuza që 10% e dosjes janë akuza gazetash, nuk pranoj asnjë akuzë”, - tha ajo.

Kryemadhi ka deklaruar se arrestimi i Metës ka qenë i paralajmëruar prej vitesh dhe pjesë e një skenari politik. Ajo pretendoi se arrestimi i Metës erdhi disa muaj pas masave ndaj Sali Berishës dhe procesit gjyqësor ndaj Fatmir Mediut, duke e cilësuar këtë si “kapje të opozitarizmit”.

Ajo akuzoi Lulzim Bashën dhe Erion Veliaj se kanë qenë pjesë e një plani për arrestimin e figurave kryesore të opozitës, me synimin final për të detyruar largimin nga politika të kryeministrit Edi Rama.

“Nga verifikimet e mia ka qenë një lojë e Bashës dhe Veliajt, për të arrestuar Metën dhe Berishën dhe më pas do të detyronin Ramën të largohej nga politika. Shumë diletante si ide. Në momentin që këtë gjë e mori Altin Dumani dhe Yuri Kim sepse Dumani postin e SPAK e ka kërkuar me çështjen e CEZ-DIA për ta arrestuar Metën dhe ka 6 vjet që ka qarkulluar lajmi i arrestimit”, - tha Kryemadhi.

Sipas saj, burgosja e figurave politike si Meta e Berisha, lidhet me skenarin e Yuri Kim për nxjerrjen nga politika të figurave të vjetra dhe ngjitja në skenë e personazheve të reja nga të dyja kampet politike, Basha dhe Veliaj. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI