Flash

Kryemadhi: Meta i bardhë se nuk e lejojnë në diell, por mendjen e kishte snajper

Lapsi.al 30 April 2026
Kryemadhi: Meta i bardhë se nuk e lejojnë në diell, por mendjen e

Ish-deputetja dhe ish-kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka deklaruar se ish-Presidenti Ilir Meta është i bardhë se nuk del në diell, por mendjen e ka snajper. Gjatë një interviste për “Kjo Javë” në News24, Kryemadhi tha se fëmijët dhe motra e Metës shkojnë dhe e vizitojnë një herë në javë dhe i dërgojnë ushqime.

Ajo theksoi se gëzon një respekt për ish-presidentin Meta, pasi është babai i fëmiojëve të saj.

"Po të shohësh posturën e Ilir Metës është më i drejtë se ce ka patur. Kostumin e ka patur 56 duhet ta kishte 52, nga mendja dhe të shprehurit ishte snajper. Nga imazhi dukej i pagjumë, i bardhë, nuk del në diell dhe ky është një nga problemet qe ka, më kanë thënë dhe fëmijët, kur i ka thënë ish-gjyqtares Irena Gjoka, që i thonte të bëhej gjyqi në orën 12 sepse ai kishte orën e ajrosjes.

Ndjenja e respektit tim si baba i fëmijëve të mi vazhdon, është gjyq politik, proces i inicuar nga Yuri Kim dhe Altin Dumani. Fëmijët shkojnë me motrën e Ilirit njëher në javë që çojnë ushqime, fëmijët e bëjnë me radhë. Është bërë rutinë, që presin gjithë ditën ta takojnë" - tha Kryemadhi.

Kryemadhi tha se pjesa më e madhe që merreshin me pamjen ishte edhe për të krijuar presion psikologjik, ndërsa sa i përket kafazit, kjo është punë e Ministrisë së Drejtësisë.

Sipas saj, mediat pranë qeverisë e kanë pasur edhe si presion. Kryemadhi tha ndër të tjera, se sa i përket Ilir Beqajt ka një keqkuptim, sepse tek gjyqi që ka për sterilizimin duhet të ishte në tavolinë.

“Pjesa më e madhe që merreshin me pamjen ishte edhe për të krijuar presion psikologjik, qoftë për kafazin është punë e Ministrisë së Drejtësisë. Mendoj që mediat afër qeverisë e kanë pasur edhe si presion. Sa për Beqajn ka një keqkuptim, sepse tek gjyqi qe ka për sterilizimin duhet të ishte në tavolinë.

Pra mendoj që çështjen e kafazit mbajnë një ligj të një terroristi në Francës që kishte vrarë 100 njerëz. Por duhet bërë edhe një analizë që ti që më akuzon dhe më fut në paraburgim, këta gjyqtarët do mbajnë një përgjegjësi, fut njerëzit në burg, shkatërroi jetën. Kush është përgjegjësia jote? Janë mbi 9 vendime të Gjykatës së Strasburgut, cila është përgjegjësia jote kur Strasburgu i rrëzon?”, - tha ajo. /BW

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI