Flash

Presidentja Haxhiu takohet sot me krerët e partive për datën e zgjedhjeve në Kosovë

Lapsi.al 30 April 2026
Presidentja Haxhiu takohet sot me krerët e partive për datën e

Presidentja në detyrë e Kosovës, Albulena Haxhiu do të takohet sot me krerët e partive politike lidhur me caktimin e datës së zgjedhjeve. Takimi pritet të mbahet sot në orën 15:00, raportojnë mediat në Kosovë. Një ditë më parë, ajo u takua me kryetarin e KQZ-së Kreshnik Radoni, me të cilin diskutoi për organizimin e procesit zgjedhor që duhet të zhvillohet brenda 45 ditësh. KQZ-ja ka kërkuar 7 qershorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve.

Kujtojmë që të martën, në mesnatë u shpërnda legjislatura e dhjetë e Kuvendit të Kosovës, pasi dështoi që të zgjedhë presidentin brenda afatit kushtetues. Për pasojë, zgjedhjet e reja duhet të mbahen brenda 45 ditësh. 7 qershori është afati i fundit për organizimin e zgjedhjeve, ndërsa Haxhiu ka kohë 10 ditë për të caktuar datën, pas konsultimit me partitë politike dhe KQZ-në.

Të këshilluara

Këmbimi valutor, 30 prill 2026

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.3 lekë dhe do shitet me 82.3 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet m...

08:20

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI