Flash

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

"Kafe mes miqsh"/ Çfarë thanë Osmani dhe Abdixhiku pas takimit

Lapsi.al 30 April 2026
"Kafe mes miqsh"/ Çfarë thanë Osmani dhe Abdixhiku

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nuk dha detaje për ç'ka u fol në takimin me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku dhe anëtarë të kësaj partie. Takimi u zhvillua në një nga restorantet në Prishtinë.

“Kafe mes miqsh”, tha shkurt Osmani për mediat pas përfundimit të takimit.

Ndërsa kreu i LDK-së ka paralajmëruar se “shumë shpejt do të vijmë me lajme të mira”. Ai tha se ky takim s’është as i pari e as i fundit mes tyre.

“Nuk është i pari e as s’do të jetë i fundit dhe shumë shpejt do të vijmë me lajme të mira” - tha ai.

I pyetur nëse do të bëhet bashkimi i madh i LDK-së, Abdixhiku tha se një pjesë substanciale e kthimit tashmë është arritur.

“Një pjesë substanciale e kthimit të madh të LDK-së tashmë është arritur, por së shpejti do të sjellim edhe më shumë lajme shumë, shumë të mira”, ka thënë Abdixhiku. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI