Flash

I refuzuan garën për kreun e PD, Salianji: Partia po trajtohet si pronë private

Lapsi.al 30 April 2026
I refuzuan garën për kreun e PD, Salianji: Partia po trajtohet si

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka deklaruar se PD është pasuri e shqiptarëve dhe nuk mund të jetë pronë private. Me anë të një postimi në Facebook, Salianji theksoi se refuzimi i pranimit të dokumenteve të kandidimit për kryetar të Partisë Demokratike nuk është thjesht një vendim procedural, por prova më e qartë se PD po trajtohet si pronë personale dhe jo si një aset publik i ndërtuar me sakrificë nga mijëra demokratë.

Sipas tij, kur ndalohet gara, nuk mbrohet partia por mbrohen interesat e ngushta të një grupi që vetëm ka frikë nga vota, drejtësia dhe nga e kaluara.

"Partia Demokratike është pasuri e shqiptarëve. Ajo nuk mund të jetë pronë private. Sot u konsumua një akt i padëgjuar ndonjëherë në historinë politike: refuzimi i pranimit të dokumenteve të kandidimit për kryetar të Partisë Demokratike. Ky nuk është thjesht një vendim procedural. Është prova më e qartë se Partia Demokratike po trajtohet si pronë personale dhe jo si një aset publik i ndërtuar me sakrificë nga mijëra demokratë.

Kur ndalohet gara, nuk mbrohet partia por mbrohen interesat e ngushta të një grupi që vetëm ka frikë: ka frikë nga vota, ka frikë nga drejtësia, ka frikë nga e kaluara. Unë nuk kam kërkuar privilegje. Kam kërkuar garë. Nuk kam kërkuar emërim. Kam kërkuar votë. Kjo është demokracia dhe vetëm kështu Partia Demokratike mund te rikthehet fituese!

Ky nuk është refuzim ndaj meje, por është refuzim ndaj çdo demokrati që beson se kjo parti duhet të jetë e hapur, konkurruese dhe fituese. Praktikisht eshte uzurpim i funksioneve! Kjo është një betejë për parim, jo për post. Dhe kjo betejë nuk mbaron sot. Sepse Partia Demokratike është më e madhe se çdo individ që tenton ta mbajë peng" - shkruan Salianji. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI