Flash

Hetimi për tenderat e unazës, del nga SPAK i afërmi i Belinda Ballukut

Lapsi.al 30 April 2026
Hetimi për tenderat e unazës, del nga SPAK i afërmi i Belinda

Ka dhënë dëshminë e tij në SPAK, Arbër Abazi, dministratori i “Alko Impex”, që u paraqit në kuadër të hetimeve për dosjen “Balluku”. Pasi ka qëndruar për disa orë para hetuesve, Abazi ka dalë me nxitim, siç shihet edhe në videon më poshtë:

[video width="832" height="464" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2026/04/WhatsApp-Video-2026-04-30-at-14.46.39.mp4"][/video]

Në qendër të hetimeve për këtë dosje është ish-zv/kryeministrja Belinda Balluku, e dyshuar për akuzën e prishjes së barazisë në tendera. Arbër Abzai është biznesmen i lidhur familjarisht me zv.kryeministren, pasi bashkëjeton me vajzën e tezes së saj.

Më herët SPAK ka kryer kontrolle në banesën e Arbër Abazit lidhen me hetimin e tenderave të loteve të Unazës së Madhe të Tiranës.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI