Flash

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

BE: Keqardhje që palët në Kosovë nuk arritën dakordësi për presidentin

Lapsi.al 30 April 2026
BE: Keqardhje që palët në Kosovë nuk arritën

Bashkimi Evropian ka shprehur keqardhje pasi partitë politike në Kosovë nuk arritën dakordësi për zgjedhjen e Presidentit të ri, duke çuar për pasojë, vendin në zgjedhje të reja të parakohshme.

Një zëdhënës i BE-së theksoi rëndësinë e forcimit të dialogut ndërpartiak në Kosovë, duke e cilësuar atë si kyç për garantimin e stabilitetit institucional.

BE nënvizon se është urgjente forcimi i bashkëpunimit politik për të mos humbur mundësitë e rëndësishme për qytetarët e Kosovës, përfshirë përfitimet nga Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian.

“BE në mënyrë të vazhdueshme ka përsëritur thirrjen për të gjithë aktorët politikë në Kosovë që të sigurojnë stabilitet institucional. Shprehim keqardhje për faktin se partitë politike nuk arritën të identifikojnë një figurë unifikuese për kandidat presidencial, që do të thotë se Kosova tash shkon në zgjedhje të treta të përgjithshme në më pak se 18 muaj.

Është urgjente që Kosova të forcojë dialogun ndërpartiak për të siguruar funksionimin e institucioneve dhe të mos e humbë rastin për përfitime për qytetarët, përfshirë edhe nën planin e rritjes.“, theksoi zëdhënësi për Koha TV.

Po ashtu, BE riafirmon gatishmërinë për të vazhduar mbështetjen ndaj Kosovës në të gjitha fushat, përmes angazhimit të vazhdueshëm, përfshirë zbatimin e reformave dhe lehtësimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“BE ka treguar gatishmëri për të vazhduar mbështetjen për Kosovën dhe për të punuar me Kosovën në secilën fushë përmes angazhimit të vazhdueshëm, përfshirë edhe implementimin e agjendës së reformave dhe dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, thuhet në reagimin e zëdhënësit.

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI