Flash

Parlamenti nis më 8 shtator

Shtatori pritet të jetë një muaj i ‘nxehtë’ politik. Këtë vit, vapa nuk ikën me gushtin. Shtatori i ri politik n...

18:17

Balla dëshmon në GJKKO për dosjen “Partizani”, përballet me Malltezin në seancë

Lapsi.al 30 April 2026
Balla dëshmon në GJKKO për dosjen “Partizani”,

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, është marrë në pyetje si dëshmitar në GJKKO për dosjen “Partizani”, në cilësinë e kallëzuesit.

Gjatë seancës së kësaj të mërkure, Balla është përballur edhe me Jamarbër Malltezin, dhëndrin e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Në dëshminë e tij, Balla theksoi se kallëzimi i dorëzuar prej tij është shoqëruar me dokumentacion të detajuar dhe me data konkrete, duke ngritur dyshime mbi procedurat e ndjekura për privatizimin dhe vlerësimin e pronave.

“Si dashamirës i sportit, kam dorëzuar dokumente që tregojnë mospërputhje, ku në një rast prona përfshihej në planin e përhapjes dhe në një tjetër jo. Gjithashtu, vlerësimi i dy ndërtesave ka qenë në mënyrë qesharake i ulët,” deklaroi ai.

 

Sipas Ballës, faza e parë e procedurës është zhvilluar në një periudhë të shkurtër prej rreth 6 muajsh, duke ngritur pikëpyetje mbi ligjshmërinë e procesit. Ai shtoi se në kallëzimin e tij ka përfshirë edhe dyshime për pastrim parash dhe fshehje pasurie.

I pyetur nga përfaqësuesit e SPAK, Balla u shpreh se ishte njohur përmes mediave me pretendimet se pronarët e mëparshëm të pronës ishin dëmshpërblyer vite më parë. Ndërkohë, gjatë pyetjeve nga Malltezi, një nga pronarët e tokës, Balla sqaroi se në kohën e depozitimit të kallëzimit ka mbajtur funksionet e Sekretarit të Përgjithshëm dhe më pas të Kryetarit të Grupit Parlamentar të PS, por kallëzimin e ka firmosur si qytetar.

“Kam kryer detyrën si çdo qytetar, në dobi të interesit publik,” u shpreh ai, duke theksuar se vendimi për kallëzimin ka qenë personal dhe jo i grupit parlamentar.

Pjesë nga gjyqi:

SPAK: Ju keni ngritur dyshime për origjinën e pronësisë, pasi pretendoi se janë dëmshpërblyer?

Balla: Jam njohur nga mediat me nje dokument ku thuhej se pronarët janë dëmshpërblyer shumë vite më parë. Dihej botërisht që qeveria italiane nuk mund të ndërtonte një aeroport pa pasur një dokument pronësie.

SPAK: A ju kujton gjë shoqëria G Kamp

Balla: jo nuk me kujtohet.

Jamarbër Malltezi: Çfarë pozicioni ishit kur betë kallëzimin?

Balla: Kam qene sekretar i përgjithshëm i PS. Unë kam kryer detyrën si çdo qytetar. Kam kryer detyrën ne dobi te interesit publik. Kam qene kryetar i grupit te PS

Jamamber Malltezi: A me sqaron dot se ku punoni?

Balla: Jam deputet i parlamentit të Shqipërisë

Malltezi: Po funksion tjetër

Balla: Drejtues politik i PS për diasporën

Malltezi: Sa kohë keni deputet

Balla: 9 shator 2005

Malltezi: Në çfarë pozicioni keni qenë kur keni bërë kallëzimin

Balla: kam qenë kryetar i grupit të partisë socialiste

Malltezi: Në çfarë cilësie e keni bëre kallëzimin?

Balla: E kam nënshkruar si qytetar

Malltezi: Dëshmitri thote e kam firmos si qytetar ndërkohë duket qartazi ndryshe.

Balla: Në lidhje me këtë çështje kam kryer detyrën si qytetar i republikës së Shqipërisë, kam bërë detyrën edhe si deputet dhe përfaqësues i një funksioni publik.

Malltezi: A ka qenë kjo veprimtari e grupit parlamentar?

Balla: është e ndërthurur, vendimi ka qene i imi, jo i grupit parlamentar të PS.

Malltezi: Provat a janë depozituar nga ju?

Balla: Kjo ka qenë një punë hetimore shumë vjeçare, kam shfrytëzuar ligjin për statusin e deputetit dhe kam mbledhur dokumentet dhe i kam depozituar në prokurorin e posaçme.

Malltezi: një pjese e këtyre të dhënave janë të dhëna personale? Si janë marrë provat?

Balla: U jam drejtuar institucioneve në lidhje me procedurat që janë ndjekur, një pjesë kanë qenë edhe nëpërmjet qytetarëve.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.44

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Me sytë katër

Asllani, askush në Serie A nuk e do: hapet pista arabe për Interi, Al Jazira kërkon shqiptarin

Kristjan Asllani, mesfushori shqiptar i cili ka pasur disa eksperienca huazimi, duket se nuk bën pjesë në planet e Interit. Ndërsa drejtuesit zikaltër kërkojnë një zgjidhje për të ardhmen e tij para mbylljes së merkatos, një mundësi e re është hapur në Lindjen e Mesme. Klubi i Al Jazira-s ka shfaqur interes serioz, megjithëse preferencat e palëve për transferimin ndryshojnë.

15:20

PAPARAZZI