Flash

Verifikimi i pasurisë, SPAK kontrolle familjarëve të Belinda Ballukut

Lapsi.al 29 April 2026
Verifikimi i pasurisë, SPAK kontrolle familjarëve të Belinda

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, ka urdhëruar një seri kontrollesh të reja në kuadër të hetimeve që po zhvillon ndaj ish-zv.kryeministres dhe ish-ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, lidhur me dyshimet për abuzime në tendera me vlera qindra miliona euro në sektorin e rrugëve.

Sipas burimeve, hetimi është fokusuar edhe në verifikimin pasuror të ish-zyrtares së lartë, ku në vëmendje janë vendosur rreth 15 persona të lidhur familjarisht me të, përfshirë edhe vëllain e saj, Ogren Balluku. Në këtë kuadër, me vendim gjykate janë autorizuar të paktën 15 kontrolle në banesa dhe ambiente të tjera.

Mësohet se kontrollet janë ushtruar, ndër të tjera, në banesën e Mired Reci, djali i tezes së Belinda Ballukut, si dhe te persona të tjerë të afërt me të. Veprimet hetimore lidhen me dyshime për pasuri dhe transaksione që po verifikohen nga organi i akuzës.

Sipas të dhënave, Mired Reci rezulton të ketë qenë ortak me 49% të aksioneve në dy shoqëri tregtare, “XL MARKET” sh.p.k. dhe “Hippo Tregu Elektrik” sh.p.k. Ortaku tjetër në këto kompani është Meland Qirko, kunati i Belinda Ballukut, i martuar me motrën e saj, Pamela Qirko.

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI