Flash

Shqiptarët e pasur u pasuruan edhe më shumë gjatë vitit 2025

Lapsi.al 29 April 2026
Shqiptarët e pasur u pasuruan edhe më shumë gjatë vitit 2025

Shqiptarët e pasur u bënë gjatë vitit 2025 edhe më të pasur, ndërsa ata të zakonshmit njohën një rritje të papërfillshme të kursimeve të mbajtura në sistemin bankar, bëhet e ditur nga të dhënat e raportuara nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave (ASD) në raportin vjetor të dorëzuar në Kuvendin e Shqipërisë. ASD është një ent publik, funksioni bazë i të cilës është të arkëtojë një pagesë sigurimi nga bankat dhe shoqëritë e kursimit dhe të garantojë shlyerjen e depozitave në rast se ndonjë nga bankat falimenton.

Sipas ligjit, depozitat garantohen dhe shlyhen të plota nëse janë më të ulëta se sa 2.5 milionë lekë dhe garantohen e shlyhen në një përqindje më të ulët nëse janë mbi 2.5 milionë lekë.

Incidentalisht, ky klasifikim ligjor krijon të dhëna që flasin edhe për pabarazinë në kursime të popullsisë, pasi ASD raporton numrin e depozitave dhe sasinë e fondeve të mbajtura në to poshtë limitit 2.5 milionë lekë dhe mbi këtë limit.

Ajo që është vërejtur në të dhënat e raportuara përgjatë pesë viteve të fundit është që fondet e mbajtura në depozita mbi 2.5 milionë lekë i përkasin në shumicë një numri të vogël qytetarësh ndërsa fondet e mbajtura në depozita nën këtë shumë, i përkasin shumicës që ka depozita të vogla. Situata e pabarazisë në depozita ka ardhur në përkeqësim gjatë këtyre viteve.

Të dhënat për vitin 2025 tregojnë se kishte pothuajse 138 mijë depozita të mëdha me vlerë mesatare pothuajse 6 milionë lekë secila dhe 1.78 milionë depozita të vogla me vlerë mesatare 319 mijë lekë. Në total, depozituesit e pasur kanë 820 miliardë lekë në banka dhe depozitat e tyre u rritën gjatë vitit të kaluar me 10.8%. Nga ana tjetër, depozituesit e varfër kishin 568 miliardë lekë sëbashku, me rritje 6.4%.

Shqipëria nuk mban statistika për të matur fenomene të tilla si pabarazia sociale dhe për rrjedhojë, kjo çështje mbetet për t’u shqyrtuar me të dhëna të mbledhura për qëllime të tjera, siç është rasti i depozitave. Në këtë rast flitet për “numër depozitash” dhe jo për “individë”, pasi një individ mund të ketë më shumë se një depozitë, si në rastin e depozitave të mëdha ashtu edhe në rastin e depozitave të vogla. Gjatë vitit të kaluar, numri i depozitave ku gjenden vlera monetare në masën 2.5 milionë lekë ose në monedha të tjera me këtë ekuivalent, u rrit në pothuajse 138 mijë, me një rritje 9.2% kundrejt vitit 2024. Numri i depozitave nën 2.5 milionë lekë arriti në pothuajse 1.78 milionë, me rritje pothuasje 4% në krahasim me vitin 2024.

Të 138 mijë llogaritë e të pasurve kishin në gjendje mesatarisht 6 milionë lekë të rinj ose mbi 60 mijë euro ndërsa te llogaritë e shqiptarëve të zakonshëm, të 1.78 milionët, kishte mesatarisht 320 mijë lekë./BIRN

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI