Flash

Shpallen zgjedhjet, gjëja e parë që bën Vjosa Osmani, godet Albin Kurtin

Lapsi.al 29 April 2026
Shpallen zgjedhjet, gjëja e parë që bën Vjosa Osmani, godet

Menjëherë pasi dështoi zgjedhja e kryetarit të ri të shtetit dhe Kosova u zhyt në një tjetër krizë duke shkuar në të tretat zgjedhje të parakohëshme brenda një viti, ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar kundër Albin Kurtit. Ish aleatja e tij e deri djeshme ka publikuar një video në rrjete sociale ku shigjeton drejtpërdrejt kryeministrin: "Mjaft më me propagandë, mjaft me urrejtje, përçarje, ndjellje të frikës, mjaft më. Aty ku ka urrejtje duhet të sjellim vetëm dashni për njëri-tjetrin dhe vendin tonë, aty ku ka frikë duhet të sjellim shpresë, aty ku ka propagandë e shpifje duhet ta mbrojmë të vërtetën dhe vetëm të vërtetën", ka thënë Osmani, e cila në zgjedhjet e pas 45 ditëve pritet të konkurojë me një ekip të saj brenda listës së LDK-së.

E FUNDIT/ Ska President të ri, Kosova shkon në zgjedhje të parakohshme

Në kuadër të sfidës së re duket se ajo i ka prerë të gjitha urat me Kurtin dhe partinë e tij që rrefuzuan me kokëfortësi ti jepnin një mandat të dytë duke e konsideruar dështimin e së martës në mesnatë si "një natë të rëndë për Kosovën". "Por ky popull ka ditur të ngrihet në momentet edhe shumë më të rënda" ka vijuar ajo me thirrje për garën e re elektorale ku duket se target i saj do të jetë Albin Kurti:  :Ju ftoj të bashkoheni në këtë mision, sepse rrugët që mbyllen nga padrejtësitë, hapen nga populli”, ka thënë Osmani.

Kosova në zgjedhje të reja, Vjosa Osmani shfaqet me foton e Rugovës në sfond

Pasi u rrefuzua nga Vetëvendosja Osmani morri mbështetjen e LDK-së që në fund të procesit deklaooi se është e gatshme që me 15 deputetët e saj ta votonte Osmanin me ish partinë e saj të dikurshme. ky proces e ka afruar atë edhe me kreun e LDK, Lumir Abdixhiku.

Kosova pa president/ ​Abdixhiku: Po shkojmë në zgjedhje, pushteti kërkoi nënshtrim

Ky i fundit ka pohuar së fundi se “Ajo çfarë do bëjmë ne si LDK, do të bëjmë bashkimin e madh të së djathtës brenda LDK-së për të dhënë një alternativë serioze për vendin".

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI