Flash

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

"Mjeshtri" i bombave artizanale/ Hita ultimatum në Krujë: Arrestoni Ylli Zallën!

Lapsi.al 29 April 2026
"Mjeshtri" i bombave artizanale/ Hita ultimatum në Krujë:

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skënder Hita, pas inaugurimit të Komisariatit të Policisë Krujë, me prezencën e Ministrit të Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, zhvilloi një takim pune me efektivat e këtij komisariati.

Drejtori Hita kërkoi nga drejtuesit dhe efektivët e Policisë së Krujës punë profesionale për sigurimin e informacionit, me qëllim parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, identifikimin dhe goditjen e financuesve dhe trafikantëve të kanabisit, si dhe kapjen e personave në kërkim, duke u ndalur te një i kërkuar që, sa herë ushtron kontroll Policia, i gjenden armë në banesë dhe ende nuk është kapur.

Po ashtu Hita ka dhënë porosi të prera edhe për personat që lëvizin me armë, për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe me rrezikshmëri të lartë, duke përmendur Ylli Zallën, që sa herë e kontrollojnë në banesë i gjejnë armë dhe ai nuk është kapur ende.

Zalla rezulton në kërkim që prej nëntorit 2025, kur në banesën e tij u zbulua një tjetër arsenal armësh, pas hetimeve lidhur me atentatin në Rinas ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe miku u tij, Muçi Shaljani.

Ylli Zalla nuk është emër i panjohur për policinë. 12 vjet më parë është arrestuar për po të njëjtën vepër penale, prodhim të bombave artizanale, dhe i përfshirë edhe në prodhim dhe shitje droge.

Të këshilluara

Aksident i rëndë në Memaliaj, 8 të plagosur

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në aksin Tepelenë-Krahës, pranë fshatit Iliras, në zonën e Memaliaj, ku dy automjete janë përplasur “kokë më kokë”...

19:49

Aksident me vdekje në Fier

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Fier-Seman, në vendin e quajtur Fermë-Çlirim. Sipas burimeve paraprake një automj...

17:32

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI