Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Kosova në zgjedhje të reja, Vjosa Osmani shfaqet me foton e Rugovës në sfond

Lapsi.al 29 April 2026
Kosova në zgjedhje të reja, Vjosa Osmani shfaqet me foton e

Ish-presidentja Vjosa Osmani nëpërmjet një videoje të publikuar në Facebook u ka bërë thirrje popullit të Kosovës për t'u bashkuar në një “mision” për “hapjen e rrugëve të mbyllura nga padrejtësitë”.

Ajo e ka cilësuar “natë të rëndë për Kosovën” dështimin e së martës për të zgjedhur presidentin dhe rrjedhimisht dërgimin në zgjedhje të reja.

“Mbrëmë ka qenë një natë e rëndë për Kosovën, por ky popull ka ditur të ngrihet edhe nga momentet më të rënda. Ka ardhur momenti që të japim dashuri për vendin tonë, mjaft më me propagandë, me urrejtje e përçarje, e ndjellje të frikës. Aty ku ka urrejtje duhet të sjellim vetëm dashuri për njëri-tjetrin dhe vendin tonë. Aty ku ka frikë duhet të sjellim shpresë, aty ku ka propagandë e shpifje duhet ta mbrojmë të vërtetën dhe vetëm të vërtetën. Të bashkohemi në këtë mision sepse rrugët që mbyllen nga padrejtësitë gjithmonë hapen nga populli”, thotë Osmani.

Gjatë dy ditëve që u zhvilluan seancat (27-28 prill), opozita bojkotoi vazhdimisht duke bërë që në sallë të mbeteshin vetëm deputetët e Vetëvendosjes dhe duke mos plotësuar kuorumin e nevojshëm. Në sallë duhet të ishin të paktën 80 deputetë, ndërsa ndodheshin 64.

Të këshilluara

George Clooney tërhiqet nga aktrimi?

George Clooney pritet të mbushë 65 vjeç muajin e ardhshëm dhe duket se është gati të ngadalësojë ritmin e jetës për t’u fokusuar më shumë te filantropia. Në ...

20:39

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI