Flash

Haxhiu takohet të enjten me partitë për datën e zgjedhjeve në Kosovë

Lapsi.al 29 April 2026
Haxhiu takohet të enjten me partitë për datën e zgjedhjeve

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të enjten, më 30 prill, takim konsultativ me partitë politike për datën e zgjedhjeve të reja.

Takimi do të mbahet në orën 15:00 dhe janë ftuar të gjitha partitë politike.

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se kreu i partisë, Bedri Hamza do të marrë pjesë në këtë takim.

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës do të marrë pjesë Jehona Lushaku-Sadriu, tha për REL-in zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa.

Ndërkaq, Kushtrim Xhemajli, zëdhënës i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se Ardian Gjini do të marrë pjesë në takim.

Qëndrimet e përfaqësuesve politikë të komuniteteve joshumicë

Përfaqësuesit e komuniteteve joshumicë shprehën gatishmërinë e tyre për të marrë pjesë në takimin e thirrur nga Haxhiu dhe njëkohësisht kanë treguar preferencat e tyre për datën e zgjedhjeve.

Emilija Rexhepi nga Partia e Re Demokratike i tha REL-it se do të jetë e pranishme në takim.

“Për datën, sipas ligjit 31 maj ose 7 qershor. Njësoj është për ne”, tha ajo.

Edhe kreu i Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Nenad Rashiq, konfirmoi për REL-in se do të marrë pjesë në takim.

“Po, po do të marr pjesë në takimin nesër te zonja Haxhiu. Për neve, data e zgjedhjeve më e përshtatshme do të ishte diku në shkurt 2030-ës, por megjithatë, e kuptoj se data e vetme e mundshme është 7 qershori”, tha ai.

Qëndrimet e përfaqësuesve politikë të komuniteteve joshumicë

Përfaqësuesit e komuniteteve joshumicë shprehën gatishmërinë e tyre për të marrë pjesë në takimin e thirrur nga Haxhiu dhe njëkohësisht kanë treguar preferencat e tyre për datën e zgjedhjeve.

Emilija Rexhepi nga Partia e Re Demokratike i tha REL-it se do të jetë e pranishme në takim.

“Për datën, sipas ligjit 31 maj ose 7 qershor. Njësoj është për ne”, tha ajo.

Edhe kreu i Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Nenad Rashiq, konfirmoi për REL-in se do të marrë pjesë në takim.

“Po, po do të marr pjesë në takimin nesër te zonja Haxhiu. Për neve, data e zgjedhjeve më e përshtatshme do të ishte diku në shkurt 2030-ës, por megjithatë, e kuptoj se data e vetme e mundshme është 7 qershori”, tha ai.

Elbert Krasniqi nga Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës konfirmoi po ashtu pjesëmarrjen në takim, teksa për datën tha se partia e tij nuk ka preferencë, por “kurdo që është e përshtatshme për organizim.

Kreu i Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës, Erxhan Galushi, tha se data më e përshtatshme “jo vetëm për mua po edhe për deputetë të tjerë do të jetë data e fundit e mundshme sipas afateve kushtetuese që supozohet të jetë 7 qershori”.

Rasim Demiri nga koalicioni Vakat, ndërkaq do të jetë i pranishëm në takimin me partitë e tjera politike, tha Bahrim Shabani nga ky koalicion.

“Sa i përket datës së zgjedhjeve, për ne nuk paraqet problem, sa më shpejt që të jetë e mundur, aq më mirë. Konsiderojmë se është humbur kohë e çmuar dhe është në interes të qytetarëve dhe të shtetit që institucionet të formohen sa më parë”, tha Shabani.

Preferencë për datë nuk ka as Artan Asllani nga Partia Socialdemokrate e Ashaklinjve, i cili tha se cilado datë që të vendoset, janë të gatshëm për të garuar në zgjedhje, teksa konfirmoi se ai do të jetë i pranishëm në takimin e së enjtes.

Për Veton Berishën nga Partia Liberale Egjiptiane, data më e preferuar është 7 qershori, teksa ai po ashtu konfirmoi pjesëmarrjen në takimin e 30 prillit.

Radio Evropa e Lirë ka dërguar pyetje edhe te përfaqësuesit politikë të partive të tjera nga komunitetet joshumicë dhe është në pritje të përgjigjeve.

Ky takim vjen pasi më 28 prill, Kuvendi i Kosovës dështoi që të zgjedhë presidentin e ri të vendit brenda afatit kushtetues të përcaktuar në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të 25 marsit.

Lëvizja Vetëvendosje në pushtet mbrëmjen e 27 prillit tërhoqi dy kandidaturat paraprake për president, Glauk Konjufca dhe Fatmire Mulhaxha Kollçaku, dhe propozoi dy aktiviste për të drejtat e njeriut, Feride Rushitin dhe Hatixhe Hoxhën për postin e presidentes.

Por, në seancën që nisi mbrëmjen e 27 prillit dhe që vazhdoi deri në mesnatën e 28 prillit, partitë opozitare nuk morën pjesë, duke pamundësuar kuorumin për zgjedhjen e presidentit të ri.

Sipas aktgjykimit të Kushtetueses, Kuvendi u shpërnda dhe tani Kosova duhet të mbajë zgjedhje brenda 45 ditësh.

Haxhiu ka afat që brenda dhjetë ditësh të caktojë datën e zgjedhjeve. Dy datat për mbajtjen e zgjedhjeve janë 31 maji dhe 7 qershori.

Ndërkaq, pas një takimi me u.d. të presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, tha të mërkurën se ky institucion preferon 7 qershorin si datë të zgjedhjeve, pasi KQZ-së i duhet sa më shumë kohë për të organizuar votimet. /Radio Evropa e Lirë

Të këshilluara

Aksident i rëndë në Memaliaj, 8 të plagosur

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në aksin Tepelenë-Krahës, pranë fshatit Iliras, në zonën e Memaliaj, ku dy automjete janë përplasur “kokë më kokë”...

19:49

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI