Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Gjendet mjeti i dytë i vrasëve të çifit Mujeci, autorët kishin harruar dokumentat

Lapsi.al 29 April 2026
Gjendet mjeti i dytë i vrasëve të çifit Mujeci,

Gjendet në Torovicë makina e dytë e vrasësve të çiftit në Lezhë, Kreshnik dhe Gentiana Mujeci teksa brenda saj kishte dokumentet e tre autorëve.

Policia bën me dije se si rezultat i hetimeve, informacioneve të siguruara dhe kontrolleve të imtësishme në terren, të kryera nga shërbimet, në fshatin Torovicë, në një rrugë dytësore, në tokë arë, pranë një kanali, u gjet një automjet tip “Audi A4”, i cili dyshohet se u përdor për ngjarjen. Dyshohet se mjetu u përdor nga bashkautorët, të cilët kanë pasur rolin e vëzhguesve të lëvizjeve të viktimave.

Gjatë këqyrjes së tij, brenda automjetit u gjetën dokumentacione që u përkisnin autorëve të shpallur në kërkim.

Me qëllim kryerjen e verifikimeve më të specializuara, automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale dhe do t’i nënshtrohet ekspertizave kriminalistike.

Ndërkohë, në mënyrë intensive dhe të pandërprerë, vijon kontrolli i zonave për lokalizimin dhe kapjen e autorëve të shpallur në kërkim.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI