Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Gara për kreun e PD, publikohet vendimi për procedurat e zgjedhjeve

Lapsi.al 29 April 2026
Gara për kreun e PD, publikohet vendimi për procedurat e zgjedhjeve

Partia Demokratike publikoi vendimin për regjistrimin e kandidatëve për kryetar të PD-së, që i hap rrugën procedurave për garën në krye të lidershipit.

Vendimi mban datën 18 mars 2026, por është publikuar ditën e sotme, ndërkohë që 30 prilli është dita e fundit kur kandidatët mund të paraqesin dokumentacionin.

Në vendim thuhet se Komisioni ka vendosur që “afati për depozitimin e kërkesës për kandidim, së bashku me dokumentacionin përkatës sipas parashikimeve të Statutit të PDSH-së, Rregullores së Brendshme të Partisë Demokratike dhe Kodit të Etikës, është data 30 Prill 2026 ora 12:00”.

Dokumentacioni përveç kërkesës për kandidim dhe CV-së përbëhet edhe nga formulari i plotësuar të pastërtisë së figurës.

Kriteret për kandidatët për Kryetar të PDSH-së janë si më poshtë:

Anëtar i Partisë Demokratike, figurë me profil shumë të lartë publik dhe politik, me angazhim politik dhe elektoral të paktën 10 vjeçar në Partinë Demokratike;

Të ketë eksperiencë drejtuese në nivel kombëtar/rajonal në betejat politike të Partisë Demokratike, për kauza qytetare dhe politike;

Të plotësojë kriteret e zgjedhshmërisë sipas ligjit nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI