Flash

Anketa e BB: Shqetësim madhor i bizneseve në 2025, mungesa e punonjësve të aftë

Lapsi.al 29 April 2026
Anketa e BB: Shqetësim madhor i bizneseve në 2025, mungesa e

Pengesa kryesore që po frenon aktivitetin e biznesit është mungesa akute e fuqisë punëtore me aftësi, sipas gjetjeve të fundit nga Anketa e Ndërmarrjeve nga Banka Botërore në 2025.

Sipas raportit, ky fenomen prek të gjitha kategoritë e bizneseve, por është më shqetësues te ndërmarrjet e mëdha, ku pothuajse gjysma e tyre e identifikojnë si barrierën kryesore.

Rezultatet tregojnë se për bizneset e vogla, që operojnë me një numër të reduktuar punonjësish (5 deri në 19 vetë), vështirësia për të gjetur staf të kualifikuar prek rreth një të tretën e tyre. Megjithatë, kjo krizë bëhet akoma më akute për korporatat e mëdha, ku pothuajse një në dy biznese (47%) e identifikon mungesën e aftësive si faktorin kryesor që pengon zgjerimin e tyre. Ky trend tregon se, ndërkohë që kërkesat teknike të industrisë rriten, oferta nga sistemi arsimor nuk po mban dot të njëjtin ritëm.

Në vitin 2019 bizneset shqiptare e renditnin nivelin e taksave si pengesën e tyre më të madhe. Sipërmarrësit ankoheshin se barra fiskale ishte e lartë dhe pengonte riinvestimin e fitimeve.

Në anketën e vitit 2025 shqetësimi i dytë më i madh i bizneseve ishte informaliteti. Rreth 26% e bizneseve të vogla dhe 27 % ato të mëdha  e konsiderojnë sfidë informalitetin, i cili krijon një mjedis të pabarabartë loje, ku bizneset që zgjedhin të jenë transparente përballen me një konkurrencë të egër nga ato që operojnë jashtë rregullave.

Shqetësimi i tretë më i rëndësishëm është barra e lartë taksave. Ndërkohë, bizneset e mesme dhe ato të mëdha duken më pak të shqetësuara nga vlera monetare e taksës dhe më shumë nga burokracia e rregulloreve të punës. Kjo tregon se për ndërmarrjet me mbi 100 punonjës, pengesa nuk është vetëm kostoja financiare, por ngurtësia e ligjeve dhe procedurave që vështirësojnë menaxhimin e burimeve njerëzore në një treg që kërkon fleksibilitet.

Në mesin e çështjeve shqetësuese vjen energjia me 7%, e ndjekur nga rregulloret tatimore me 5%. Aksesi në financa, korrupsioni e rregulloret doganore dhe tregtare ndajnë të njëjtin nivel shqetësimi prej 3%. Kjo sugjeron se për bizneset shqiptare, burokracia kufitare apo vështirësitë për kredi nuk janë pengesa kritike në krahasim me rajonin, ku për shembull aksesi në financim është tre herë më problematike.

Në fund të listës së shqetësimeve për biznesin renditen paqëndrueshmëria politike dhe transporti. Destabiliteti politik paraqitet si një faktor minimal me vetëm 2%, me një kontrast të fortë me mesataren rajonale ku ky faktor është rreth pesë herë më i lartë. Teksa transporti konsiderohet pengesa më pak e rëndësishme për mjedisin e biznesit./ Monitor

Të këshilluara

Këmbimi valutor, 29 prill 2026

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81 lekë dhe do shitet me 82 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 95...

08:13

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.44

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Me sytë katër

Asllani, askush në Serie A nuk e do: hapet pista arabe për Interi, Al Jazira kërkon shqiptarin

Kristjan Asllani, mesfushori shqiptar i cili ka pasur disa eksperienca huazimi, duket se nuk bën pjesë në planet e Interit. Ndërsa drejtuesit zikaltër kërkojnë një zgjidhje për të ardhmen e tij para mbylljes së merkatos, një mundësi e re është hapur në Lindjen e Mesme. Klubi i Al Jazira-s ka shfaqur interes serioz, megjithëse preferencat e palëve për transferimin ndryshojnë.

15:20

PAPARAZZI