Flash

Të tjera ndryshime në strukturat e Policisë së Shtetit

Lapsi.al 28 April 2026
Të tjera ndryshime në strukturat e Policisë së Shtetit

Policia e Shtetit ka kryer ndryshime në disa struktura, ku janë bërë emërime të reja në drejtori të rëndësishme të Policisë Kufitare, si dhe në komisariate të vendit.

Sipas vendimeve të fundit, Arber Zemani është emëruar Drejtor i Kufirit në Vlorë. Ndërkohë, drejtori i mëparshëm i këtij sektori është transferuar si specialist në Drejtorinë e Antiterrorit.

Në Shkodër, drejtimin e Drejtorisë së Kufirit e ka marrë Agim Basha, i cili vjen nga Akademia e Sigurisë.

Po ashtu, në Durrës është emëruar Drejtor i Kufirit Altin Lila, ndërsa drejtori aktual i këtij sektori, Ermal Lila, është caktuar specialist në Policinë e Shtetit.

Ndryshime janë bërë edhe në strukturat e Policisë së Tiranës, ku Alfred Cenaj është emëruar shef i Komisariatit të Policisë Nr. 2 në kryeqytet. /LAPSI.al

Të këshilluara

George Clooney tërhiqet nga aktrimi?

George Clooney pritet të mbushë 65 vjeç muajin e ardhshëm dhe duket se është gati të ngadalësojë ritmin e jetës për t’u fokusuar më shumë te filantropia. Në ...

20:39

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI