Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Kuvendi i Kosovës bën në 23.00 provën e fundit për zgjedhjen e Presidentit të ri

Lapsi.al 28 April 2026
Kuvendi i Kosovës bën në 23.00 provën e fundit për

Seanca e Kuvendit të Kosovës cila u hap në orën 19:40 pa praninë e opozitës u mbyll pas pak minutash.

Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu e ndërpreu atë për shkak të mospjesëmarrjes së deputetëve nga partitë opozitare.

Ajo tha se punimet do të rinisin në orën 23:00 – fiks një orë para se të skadojë afati kushtetues për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit.

Nëse deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kosova do të shkojë në zgjedhje të reja parlamentare.

Në seancën e së hënës, ku morën pjesë vetëm deputetët e shumicës, u votua për dy kandidatet për presidente, të propozuara nga Lëvizja Vetëvendosje: Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha.

Rushiti mori 63 vota në rundin e parë, ndërsa Hoxha asnjë votë. Një votë tjetër ishte e pavlefshme.

Partitë opozitare që bojkotuan seancën, kritikuan Vetëvendosjen se dje mbajti seancë pa praninë e 80 deputetëve. Përfaqësues të opozitës dhe të shoqërisë civile thanë se votimi i presidentit pa kuorumin e nevojshëm, cenon rendin kushtetues. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI