Flash

Kanadaja refuzon kërkesën e kreut të FIFA-s: Infantino donte eskortë njësoj si Papa

Lapsi.al 28 April 2026
Kanadaja refuzon kërkesën e kreut të FIFA-s: Infantino donte

Policia e Vancouverit ka refuzuar kërkesën e presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, për një shërbim sigurie të ngjashëm me atë që zakonisht i rezervohet Papës dhe presidentëve të Shteteve të Bashkuara, për shkak të shqetësimeve mbi kostot e sigurisë për Botërorin. Kështu shkruan The Times, duke theksuar se Kanadaja nuk ka dhënë miratimin për një eskortë të këtij niveli për numrin një të FIFA-s. Kongresi i 76-të i FIFA-s do të mbahet në Vancouver dhe pritet ardhja e 1.600 delegatëve ndërkombëtarë javën e ardhshme.

Ky event, që do të zhvillohet më 30 prill në Vancouver Convention Centre, nuk është i hapur për tifozët, por kjo nuk do të thotë se nuk do të ketë ndikim në qytet. Komiteti organizator i Vancouverit parashikon që takimi të gjenerojë një ndikim ekonomik lokal prej rreth 4,9 milionë dollarësh, me 8.600 netë qëndrimi në hotele tashmë të rezervuara. Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, do të jetë natyrisht i pranishëm, ashtu si edhe përfaqësuesit e 211 federatave anëtare. Dhe për këtë arsye ai do të kishte pritur një shërbim sigurie më të lartë.

Lexo më tej: Infantino e Ceferin denoncohen në GJNP, për “legjitimimin e pushtimit të Palestinës”

FIFA kishte kërkuar një eskortë të nivelit katër, e cila do të ishte në gjendje të kalonte semaforët e kuq dhe të bllokonte trafikun për qytetarët e tjerë në rrugë. Policia e Vancouverit e ka refuzuar kërkesën, për shkak të kostove të konsiderueshme që një operacion i tillë do të sillte për taksapaguesit e qytetit. Kongresi bëhet sot thelbësor sidomos për një çështje: pjesëmarrjen e Iranit. Bëhet fjalë për pikën më delikate nga këndvështrimi politik në rendin e ditës të FIFA-s. Irani është kualifikuar për Botërorin, por shqetësimet lidhur me sigurinë dhe udhëtimet për ndeshjet në Shtetet e Bashkuara kanë shtyrë zyrtarët e Teheranit të kërkojnë garanci dhe të identifikojnë alternativa për vendet pritëse.

FIFA ka refuzuar çdo ndryshim në kalendar, duke theksuar se skuadrat duhet të luajnë sipas programit. Gjithashtu pritet që çështjet e vizave dhe kufizimet e udhëtimit të monitorohen me kujdes. Me pak fjalë, afrimi i Botërorit e detyron FIFA-n të zgjidhë sidomos këtë problem dhe ndoshta për të shmangur çdo rrezik është menduar një eskortë e nivelit shumë të lartë, të cilën Kanadaja, megjithatë, ka vendosur ta refuzojë.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI