Flash

Izraeli sulmon Gazën, humbin jetën pesë persona

Lapsi.al 28 April 2026
Izraeli sulmon Gazën, humbin jetën pesë persona

Izraeli ka sulmuar sërish Gazën dhe si pasojë e kësaj kanë humbur jetën pesë persona. Sipas zyrtarëve shëndetësorë, mes viktimave është edhe një një djalë nëntëvjeçar.

Mediat shkruajnë se një dron izraelit vrau djalin në lindje të Khan Younis, ndërsa një sulm tjetër në qytetin e Gazës shënjestoi një automjet, duke vrarë kështu katër persona. Djali po mblidhte kuti kartoni për gatim për shkak të mungesës së gazit, pasi nuk ka energji elektrike në Gaza që nga tetori i vitit 2023.

Dhuna në Gaza vazhdon pavarësisht armëpushimit të tetorit 2025, me të paktën 800 palestinezë të vdekur sipas zyrtarëve lokalë të shëndetësisë. Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për shkelje të armëpushimit.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI