Flash

Grealish i dehur, fotot tronditëse në një bar në Mançester: “Alkooli mori kontrollin”

Lapsi.al 28 April 2026
Grealish i dehur, fotot tronditëse në një bar në
Jack Grealish sërish në qendër të polemikave në Angli. Talenti anglez i Everton, që po rikuperohet nga një dëmtim dhe vetëm pak ditë më parë shkruante në rrjete sociale “Po punoj fort për t’u rikthyer më i fortë se kurrë”, është kapur përsëri nën efektin e alkoolit. Tabloidi The Sun ka publikuar disa foto të lojtarit teksa ndodhet në divanin e një rooftop-i të një lokali në modë në Manchester, i rrethuar nga gota dhe shishe bosh, dhe fle i dehur. Grealish “Shokët e tij u përpoqën ta zgjonin, por pa sukses… ndoshta alkooli mori kontrollin”, ka treguar një dëshmitar i pranishëm në vendngjarje. Sipas The Sun, Grealish kishte mbërritur në lokal rreth orës 16:30 të së shtunës me një grup miqsh dhe më pak se një orë më vonë ishte në gjumë.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI