Flash

GJKKO dënon tre anëtarët e grupit të Visit të Pojës

Lapsi.al 28 April 2026
GJKKO dënon tre anëtarët e grupit të Visit të

Gjykata e Posaçme ka dënuar Edison Çukaj alias Gjoka me 1 vit e 6 muaj burg, nga të cilat, në bazë të gjykimit të shkurtuar, ai do të duhet të bënte vetëm 1 vit burg. Por për shkak se koha e kaluar në paraburgim është më e madhe sesa dënimi i tij, Gjykata ka urdhëruar heqjen e masës së arrestit.

Po ashtu GJKKO dënoi Ervis Detin me 2 vite burgim, por për shkak të gjykimit të shkurtuar ai do të duhet të bëjë vetëm 1 vit e 4 muaj burg.

Po ashtu, Gjykata e Posaçme vendosi dënimin e Bexhed Memës me 2 vite burg, nga të cilat do të duhet të bënte vetëm 1 vit e 4 muaj, për shkak të gjykimit të shkurtuar. Por Gjykata e ka pezulluar ekzekutimin e vendimit për dënimin e tij me burg.

Personat e sipërpërmendur ishin pjesë e një skeme të organizuar për trafikun drejt Italisë, plani u dështoi pasi Edison Çukaj u ndalua në Portin e Barit nga autoritetet ligjzbatuese Italiane sepse nuk dispononte dokumentacion të rregullt dhe u deportua përsëri në Shqipëri.

Tre personat e dënuar nga GJKKO ishin pjesë e një grupi të madh të trafikut të drogës drejt Italisë, 'koka' e të cilit ishte Visi i Pojës, Elvis Doçi. Për këtë grup, në total SPAK dhe 29 masa sigurie në maj të vitit 2025.

Ervis Deti, Edison Cukaj alias Gjoka dhe Serxhio Shkodra u akuzuan se kishin konsumuar elementët e veprës penale "Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Bexhed Mema ka konsumuar elementët e veprës penale "Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike". Naim Beluli, me funksion kontrollor ka konsumuar elementët e veprës penale të "Shpërdorimi i detyrës".

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të martë

Ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët si dhe alternime vranësirash me...

07:17

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI

Emmy Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 78-të e Emmy Awards u zhvillua të hënën në Peacock Theater në Los Angeles, duke mbledhur së bashku yjet më ...

21:48