
Nga Mario Bineri
Ajo qe nisi ne Shkurt 2024 si nje shkeputje e bujshme e ish-burrit se Ministres se Drejtesise nga rradhet e Fidesz (Partia e Viktor Orban), kulmoi dy vite me vone ne nje permbysje politike e cila beri jehone ne mbare Europen. Fitorja plebishtare e Partise Tisza me 12 prill 2026 I dha fund sundimit 16 vjecar te Viktor Orban, duke detyruar kete te fundit te njohe humbjen perballe dikujt pa asnje precedent te meparshem opozitar. Me shume se nje tranzicion politik, ky rezultat ishte denimi I nje sistemi qe trathtoi vlerat e veta, duke e kthyer Magyar ne misherimin e premitmeve te paplotesuara qe votuesit hungarez kishin pritur prej kohesh. Arkitektura e një Pushteti pa Alternativë Per te kuptuar impaktin e fitores së Magyar duhet te adresojme problemet qe Hungaria ka hasur me demokracine gjate qeverisjes se Orban. Nuk ishte thjesht një qeveri që u rrëzua, ishte një strukturë politike e projektuar që ky moment të mos ndodhte kurrë. Sistemi elektoral hungarez eshte i shtrembër në themel: shndërron shumicën e thjeshte te votave në kontroll të pakufizuar parlamentar, duke i dhënë fituesit fuqinë për të ndryshuar kushtetutën dhe për të riformatuar shtetin sipas dëshirës së tij. Ndermjet ketij sistemi, me dy të tretat e parlamentit, Orbán shtrembëroi gjyqësorin, mbyti median e lirë dhe përqendroi pushtetin ekonomik në duart e rrethit të tij të ngushtë. Pas 4 mandatesh, shteti hungarez nuk ishte më një institucion publik por një mekanizëm i projektuar për të mbrojtur ata që e kontrollonin. Korrupsioni nuk ishte anomali, ishte sistem. Frytet e ketij sistemi kishin kosto te larte. Ekonomia kishte hyrë dy herë në recesion gjatë 2023–2024, ndërsa inflacioni kishte arritur nivelet më të larta në të gjithë BE-në. Shërbimet publike degradonin dita-dites, dhe çmimet ishin rritur me 57% që nga viti 2020, gati dyfishi mesatares europiane. Orbán nuk kishte më kredinë morale për të justifikuar këtë dështim. Pas 16 vitesh me të njëjtin model qeverisjeje, ai kishte shteruar jo vetëm burimet e vendit, por dhe durimin e qytetarëve të tij. Ky zemërim kolektiv kërkonte një kanal. Para zgjedhjeve të vitit 2026, partitë opozitare morën një vendim drrastik: u tërhoqën nga gara dhe i hapën rrugën Tisza-s, duke i shndërruar zgjedhjet në një përballje të drejtpërdrejtë midis Magyar dhe Orbán. Për herë të parë, i gjithë zemërimi i akumuluar i një shoqërie të lodhur ra pas një njeriu të vetëm. Ironikisht, i njëjti sistem elektoral që kishte garantuar dominimin e Orbánit për 16 vite u kthye kundër tij: me 38% të votave, Fidesz mori vetëm një të katërtën e vendeve parlamentare, ndërsa Magyar me 53% mori mbi dy të tretat e parlamentit. Frustrimi ekzistonte prej vitesh. Ç'ka mungonte ishte një zë që dinte t'i jepte formë. Nga fasada morale te përmbysja politike Magyar nuk fitoi duke ofruar diçka të re. Fitoi duke premtuar pikërisht atë që Orbáni kishte pretenduar se përfaqësonte për 16 vjet dhe e bëri bazuar ne nje sacrifice që i dha besueshmërinë që asnjë fushatë nuk mund ta blinte. Baza e pushtetit të Orbán shkonte përtej institucioneve. Regjimi e kishte ndërtuar identitetin e vet mbi nacionalizmin, politikat pro-familje dhe sovranitetin shtetëror, duke e portretizuar veten si mbrojtës të identitetit hungarez kundër ndikimeve të jashtme. Krishterimi nuk ishte besim, por një instrument kundër kritikave të BE-së dhe një narrativë për të mobilizuar bazën rurale konservatore. Nën sloganin "Zoti, Atdheu, Familja", Orbán e kishte kthyer Fidesz-in në diçka më shumë se një parti, në një lëvizje që pretendonte të simbolizonte traditën morale dhe kulturore të Hungarisë. Në shkurt 2024 shperthen skandali Novak. Presidentja Katalin Novák kishte amnistuar një zyrtar të dënuar për mbulimin e abuzimit seksual ndaj fëmijëve në një jetimore. Skandali pati një ironi të hidhur për një parti që kishte ndërtuar gjithë imazhin e saj mbi mbrojtjen e vlerave familjare. Novák dha dorëheqjen. Bashkë me të u tërhoq edhe Judit Varga, ish-ministrja e Drejtësisë që kishte firmosur urdhrin e amnistisë. Judit Varga ishte bashkëshortja e Péter Magyar dhe nëna e tre fëmijëve të tij. Péter Magyar mund të kishte zgjedhur familjen dhe karrierën e tij brenda sistemit, por bëri të kundërtën. Ai dha dorëheqjen nga të gjitha funksionet shtetërore dhe doli publikisht në intervistë në nje nga kanalet e pakta opozitare ne vend, “Partizán”. Dalja e pare publike e tij kunder qeverise u ndoq nga 2.5 milionë njerëz, një e treta e elektoratit hungarez. Në atë intervistë, ai goditi drejtpërdrejt narrativën morale të regjimit. Sipas tij, Partia që pretendonte se vendoste fëmijët dhe familjen në qendër të gjithçkaje kishte treguar se pushteti vinte gjithmonë i pari. Magyar nuk po denonconte vetëm raste te vecuara, por vendosi në pikëpyetje bazën morale të Fidesz. Kjo akuzë do të kishte pasur pak peshë nga goja e një liberali apo socialisti. Magyar ishte personi i parë nga kampi i Orbánit që sulmoi regjimin dhe si i tille u bë menjëherë zëri i dhjetëra mijëra votuesve të frustruar. Por nuk ndal me fjalë. Publikoi incizime të ish-gruas së tij, ku ajo përshkruante me imtesi ndërhyrjen e zyrtarëve të lartë në dosjet e prokurorisë për të fshehur prova korrupsioni. Incizimet i hapën publikut një dritare në funksionimin e brendshëm të sistemit të Orbánit dhe në instrumentalizimin politik të drejtësisë. Çmimi për Magyar ishte i lartë. Duke publikuar incizimin, ai shkatërroi publikisht marrëdhënien e tij personale më të ngushtë. Sakrifikoi familjen e tij në emër të vlerave familjare që Orbán i mbante si fasadë. Për votuesit e djathtë, ky akt nuk kërkonte shpjegim. Ishte dëshmi e karakterit dhe dhe pikërisht ky “Hero” ishte çfarë votuesit e djathtë kishin pritur prej vitesh. Fushata e tij u shtri në të gjithë Hungarinë, me mitingje në qytete dhe fshatra të mëdhenj e të vegjel, duke vizituar deri në gjashtë bashki në ditë. Tisza performoi forte jo vetëm në Budapest dhe qytetet kryesore, por dhe në periferi, territori tradicional i Fidesz. Në ditën e zgjedhjeve, pjesëmarrja arriti në 79.6% , rekordi më i lartë që nga zgjedhjet e lira të vitit 1990. Njerëzit nuk dolën vetëm kundër Orbánit. Dolën për Magyar Përtej Hungarisë Rasti hungarez na mëson diçka që tejkalon kufijtë e një vendi. Kushtet strukturale, sistemi elektoral, polarizimi dhe lodhja nga pushteti i gjatë, ishin të nevojshme por jo të mjaftueshme. Per vite me rradhe ato ishin shndërruar ne perditshmeri per qytetarin Hungarez, pa sjelle impakt real ne politik. Sistemi mund të rishkruajë kushtetutën, të kapë mediat dhe të shtrembërojë rregullat e zgjedhjeve, por për sa kohë qytetarët gëzojnë të drejtën e votës, sisteme të tilla mund të thyhen në rrethanat e duhura. Magyar zgjodhi të mos e luftojë autokracinë me gjuhën e së majtës. Mori terrenin moral të Orbánit, familjen, fëmijët dhe parimet kombëtare, duke treguar se vlerat janë ato që bashkojnë njerëzit. Kete nuk mund ta kishte bërë një socialist apo liberal. Do ta kishin etiketuar menjëherë si armik të Hungarisë. E bëri një njeri i djathtë, ish-anëtar i vetë Fidesz-it, dikush që fliste gjuhën e votuesve orbánistë. Mbi të gjitha, dikush që pagoi çmim personal: martesa e tij u shkatërrua, karriera e sigurt u flijua, dhe ai doli i vetëm kundër makinerise shtetërore. Nuk ka argument më të fortë se sakrifica. Kur njerëzit shohin dikë që sakrifikon për parimet e tij, bindja vjen pa fjalë.