Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

E FUNDIT/ S'ka President të ri, Kosova shkon në zgjedhje të parakohshme

Lapsi.al 28 April 2026
E FUNDIT/ S'ka President të ri, Kosova shkon në zgjedhje të

Kuvendi i Kosovës dështoi të zgjedhë Presidentin e ri. Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu tha se pas pamundësisë së gjetjes së një marrëveshjeje "Kuvendi shpërndahet" dhe vendi do të shkojë në zgjedhje.  

Kryeministri Albin Kurti tha në sallën e Kuvendit se opozita nuk pati asnjë vullnet për të arritur një marrëveshje.

“I provuam të gjitha” – tha Kurti që renditi një sërë ofertash që i kishte bërë opozitës.

Brenda 45 ditësh vendi duhet të mbajë zgjedhje që llogariten të jenë rreth fillimit të qershorit.

Ka reaguar edhe Partia Demokratike e Kosovës që vlerëson se me përfundimin e afatit kushtetues për zgjedhjen e Presidentit është shmangur një ndër shkeljet më të rënda të Kushtetutës dhe një tentativë e rrezikshme për demokracinë e Kosovës.

“Përpjekjet për të imponuar një proces të njëanshëm dhe jashtë kornizës kushtetuese dështuan. Institucionet e Republikës dhe rendi kushtetues u mbrojtën” – thuhet në reagimin e PDK. ©LAPSI.al

Të këshilluara

George Clooney tërhiqet nga aktrimi?

George Clooney pritet të mbushë 65 vjeç muajin e ardhshëm dhe duket se është gati të ngadalësojë ritmin e jetës për t’u fokusuar më shumë te filantropia. Në ...

20:39

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI