Flash

Drejtësi në akuarium: nga Nurenberg te gjyqet në Tiranë

Lutfi Dervishi 28 April 2026
Drejtësi në akuarium: nga Nurenberg te gjyqet në Tiranë

Ka një mënyrë të thjeshtë për të kuptuar një sistem drejtësie: shiko ku e vendos të pandehurin. Në krah të avokatit, apo pas xhamit si ‘kafshë e rrezikshme’ Edhe në gjyqin e Gjyqi i Nurembergut, njerëzit më të akuzuar të shekullit, krerët e nazizmit, nuk ishin në kafaz. Ishin të rrethuar nga roje, me kufje në vesh, nën vëzhgim maksimal. Por jo në kafaz. Sepse edhe aty, në një gjyq që vinte pas një lufte botërore, me dhjetëra milionë viktima, u bë një zgjedhje simbolike: drejtësia duhet të duket drejtësi, jo hakmarrje e dirigjuar. Në Shqipërinë e diktaturës, nuk kishte nevojë për xham. Vendimi jepej para se të fillonte seanca. I pandehuri qëndronte në këmbë, përpara mikrofonit, me një sallë që mjerisht edhe duartrokiste. Ishte teatër me një regji të dukshme. Por pa kafaz. Sot kafazi në sallën e gjyqit është prej xhami. I pastër, transparent, pothuaj estetik. Një lloj akuariumi juridik ku i pandehuri ekspozohet si rrezik potencial, jo si subjekt i të drejtave. Qe ne 2005 Gjykata e Lartë e SHBA e ka ndaluar zyrtarisht si ‘simbolikë e qartë kundër prezumimit të fajësisë dhe cënim të komunikimit konfidencial të pandehurit me avokatin’. Në sallat e gjyqeve në SHBA i pandehuri ulet në krah të avokatit pa asnjë barrrierë fizike. -Po sipas modelit amerikan veprohet në të gjitha vendet skandinave. Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut e toleron vetëm si përjashtim, jo si rregull. Franca e rezervon për terrorizëm. Rusia kritikohet sepse e përdor për të gjithë. Ne e kemi bërë xhamin pjesë të estetikës së reformës, duke harruar se transparenca duhet të jetë në vendimmarre, jo në muret e kafazit. Madje kemi filluar diskutimin se kush e ka kompetencën. Gjykata thotë nuk është kompetenca ime. Burgjet thonë është çështje sigurie. Ligji thotë i pandehuri është i lirë gjatë gjykimit. Realiteti: ‘futeni në kafaz dhe vazhdojmë se nuk kemi kohë’. Komiteti Shqiptar i Helsinkit e quan këtë shkelje të rëndë. Dhe ka të drejtë. Sepse neni 344 nuk është sugjerim, është rregull. I pandehuri nuk është objekt që ruhet, por subjekt që mbrohet. Në çështjen Svinarenko and Slyadnev v. Russia, Strasburgu e tha qarte se, kafazi është trajtim poshtërues dhe cenon procesin e drejtë. Nuk ka rëndësi nëse është prej hekuri apo xhami. Problemi nuk është materiali, por mesazhi që përcillet Në Nurenberg, për krime kundër njerëzimit, nuk pati kafaz. Në Shqipëri, për çështje që ende diskutohen në gjykatë, kemi kafaz si standard sigurie. Nuk është thjesht çështje arkitekture apo sigurie burgjesh; është çështje mentaliteti. Kur Strasburgu thotë se kafazi, qoftë prej hekuri apo xhami, është trajtim poshtërues, ai nuk po mbron individin, por po mbron integritetin e vetë gjykatës. Nëse në Tiranë kemi ende nevojë për një 'akuarium' për të ndarë drejtësinë nga njeriu, atëherë i dënuari i parë në atë sallë është vetë prezumimi i pafajësisë. Një sistem që ka nevojë për xham për t’u ndjerë i sigurt, tregon se ka më shumë frikë nga liria sesa nga krimi.

Të këshilluara

Edhe korrupsion, edhe rritje ekonomike!

Kryeministri bëri një pyetje retorike: “A mund të kemi edhe korrupsion edhe rritje ekonomike në të njëjtën kohë?” Megjithëse kryeministri e shtroi këtë pyetje j...

18:42

Rezoluta, Dovleti dhe Paratë e Huaja

Në librin e tij monumental me Kujtime, Ekrem Bej Vlora ka një pasazh i cili përmbledh, në një farë mënyre, të gjithë retorikën, servilizmin dhe hipokrizinë patr...

12:30

Llogaritë e gabuara me Porto Romanon

Qeveria pretendon se po ndërton një superport në Porto Romano që do të përpunojë deri 2 milion TEU (kontenier). Sipas Dhomës Amerikane të Tregëtisë SHBA-Shqi...

13:41

Kur banditët rrethohen nga budallenjtë!

Në vitin 1976 ekonomisti Carlo Cipolla, në një ese argetuese prej 60 faqesh prezanton 5 ligjet themelore të një force që ai e perceptonte si kërcënimin më të ma...

12:25

ide

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI