Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Detaje nga vrasja e shqiptarit në Greqi, u qëllua me plumb në kokë

Lapsi.al 28 April 2026
Detaje nga vrasja e shqiptarit në Greqi, u qëllua me plumb në

Një 42-vjeçar emigrant shqiptar në Greqi, është gjetur i vdekur në një stallë në Mesinia, në një ngjarje që dyshohet të jetë vrasje.

Sipas mediave greke, trupi i pajetë u zbulua në zonën Bournia të Kalamata, ku viktima kishte një plagë në kokë, e dyshuar si e shkaktuar nga armë zjarri.

Autoritetet po kryejnë ekzaminime për të përcaktuar saktësisht shkakun e vdekjes.

Hetimet janë përqendruar në rrethin e personave që kishin kontakte me viktimën. Dëshmitarë të marrë në pyetje nga policia kanë deklaruar se 42-vjeçari mund të jetë vrarë nga një prej punëtorëve të tij, ndërsa po verifikohet edhe nëse viktima ishte vetë punëdhënës apo punëtor në stallën ku u gjet.

Policia greke ka nisur një hetim të plotë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit, ndërsa priten rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore që do të hedhin më shumë dritë mbi këtë krim të rëndë.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI