Flash

Kryeministri britanik humbet të atin

Babai i kryeministrit britanik Andy Burnham, Roy Burnham, ka ndërruar jetë pasi vuante prej kohësh nga sëmundja e Alzheimerit. Për shk...

17:02

Arbitri i UEFA-s arrestohet në hotel pas ndeshjes, për ngacmim sek*ual ndaj minorenit

Lapsi.al 28 April 2026
Arbitri i UEFA-s arrestohet në hotel pas ndeshjes, për ngacmim sek*ual

Një histori e rëndë përfshin një arbitër ndërkombëtar, i cili është arrestuar në kthim në hotel menjëherë pasi kishte drejtuar një ndeshje të kupave europiane në Mbretërinë e Bashkuar: shumë e rëndë akuza, “dhunë seksuale ndaj një të mituri”. Arbitri i UEFA-s është liruar me kusht dhe autoritetet britanike mund të kërkojnë ekstradimin e tij.

Arbitri, jo britanik, ishte caktuar nga UEFA për të drejtuar një ndeshje të një kompeticioni europian gjatë mesjavës (gazeta The Sun, që e publikon lajmin ekskluzivisht, nuk specifikon saktësisht kur, por me gjasë në një të kaluar shumë të afërt). Pasi mbërriti në Britani, ai dyshohet se ka kryer sjelljen e kontestuar në të njëjtin hotel ku ishte sistemuar në prag të ndeshjes, duke prekur në mënyrë të padëshiruar djalin dhe duke tentuar ta tërhiqte në dhomën e tij para takimit.

Arbitri largohet nga hoteli për të drejtuar ndeshjen dhe arrestohet në kthim

Policia është njoftuar dhe pas një hetimi të shpejtë – ndërsa ai ndodhej në stadium për ndeshjen – e ka pritur në kthim dhe e ka arrestuar sapo u rikthye në hotel, përpara zyrtarëve të UEFA-s të tronditur. Një burim ka deklaruar për The Sun: “Me sa duket, kishte filluar të fliste me një djalë në një zonë të përbashkët të hotelit. Akuzohet se e ka prekur dhe ngacmuar kundër vullnetit të tij dhe ka tentuar ta tërhiqte në dhomën e tij. Nëse është e vërtetë, do të ishte tronditëse dhe krejtësisht e papërshtatshme”.

I njëjti burim i informuar mbi ngjarjen ka shtuar se djali, ose një mik i tij, e ka denoncuar episodin në polici, ndërkohë që arbitri ishte larguar për të drejtuar ndeshjen: “Atë mbrëmje ai u kthye në hotel. Ndërsa po hynte me delegacionin e UEFA-s, policia po e priste për ta arrestuar dhe për t’i komunikuar të drejtat e tij. U shoqërua dhe u mor në pyetje para se të lirohej me kusht”.

Lexo më tej: Arbitri Viccars dënohet me 13.5 vjet burg për abuzime ndaj të miturve në Angli

Policia metropolitane ka deklaruar më pas se një burrë “në të 30-at” (pra mes 30 dhe 40 vjeç) është liruar me kusht në pritje të hetimeve mbi një kallëzim për dhunë seksuale ndaj një adoleshenti.

I kthyer në vendin e tij në kontinent, arbitri mund të bëhet objekt i një kërkese për ekstradim në Mbretërinë e Bashkuar nëse do të ngrihen akuza ndaj tij. UEFA ka reaguar për këtë çështje, duke mos e minimizuar seriozitetin: “Po e ndjekim situatën me shqetësim të madh. Ndërkohë, arbitri nuk do të merret në konsideratë për asnjë ndeshje të kompeticioneve UEFA”. Ngjarja nuk mbyllet këtu.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI