Flash

Kryemadhi: Me Metën kam zero komunikim, por mos u merrni me pamjen e tij

Lapsi.al 27 April 2026
Kryemadhi: Me Metën kam zero komunikim, por mos u merrni me pamjen e tij

Monika Kryemadhi ka folur për emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, pas seancës së parë të gjyqit në themel, për të, Ilir Metën dhe të akuzuarit e tjerë. Kryemadhi ka bërë disa deklarata të forta, duke akuzuar për një proces "të padrejtë" dhe për një gjykatë "shërbëtore të SPAK".

Sa i përket Metës, Kryemadhi tha se nuk ka komunikim me të dhe komentoi reagimet e sotme për pamjen e Metës. Ajo tha se Meta ka pamjen "e të burgosurit politik", ndërsa shtoi se edhe opozita nuk ka patur reagimet e duhura për procesin ndaj tyre, duke deklaruar se deputetët e opozitës janë sot më të pasurit.

LEXO EDHE: FOTO&VIDEO/ Sa e ndryshoi burgu Ilir Metën

"Dy gjëra ka procesi i sotëm, nuk është se mungonte mamaja ime dhe avokati, por ajo ka kërkuar gjykim të shkurtuar dhe të ndarë nga çështja. Gjykatësja kishte kapur që në deklaratën noteriale nuk ishte çështja e gjykimit të shkurtuar. Ishte një sebep për të pezulluar afatet Metës dhe për ta shtyrë pasi edhe prokuroria nuk ishte e gatshme. Nuk i njihen afatet e pezullimit dhe të burgimit.

Nëse mungon avokati i zotit Meta po, por nëse mungon i pandehur tjetër s'ka punë. Këtu problemi qëndron te mënyra që nuk kemi proces gjyqësor që kërkojmë drejtësi por ne kemi as gjyq publik, ka probleme e gjithë dosja. Ka procedura që zvarrisin dhe e bëjnë shumë të vështirë të marrësh edhe provat që mendojnë se të bëjnë pis, ndërsa ato që të shfajësojnë nuk i kanë as në fashikuj" - tha Kryemadhi.

"Jo, jo nuk flas me zotin Meta. Kam zero komunikim. Flas vetëm në proces gjyqësor, për të bërë mbrojtjen time. Është e vërtetë ajo që tha avokati. Ai ka marrë fashikujt për CEZ-DIA, pasi edhe ajo është me artikuj gazete. Pjesa tjetër është marrëdhënia ime familjare me mamanë time, që pretendojnë se janë në bashkëpunim me zotin Meta.

LEXO EDHE: Andi Bushati: Pse “gjyqet politike” duhet të jenë me kamera

Kur unë kam hequr mitrën, dhe kam paguar 5 mijë euro cash, nuk i kam deklaruar, quhet bashkëpunim Meta me mua në këtë vepër penale. Ka absurditete qësharake. Edhe historia e kafazit, është normale, pasi zoti Meta e ka të nevojshme me avokatin, ka shumë komunikime. Për cështjen CEZ-DIA. Është e vështirë, nuk dëgjohet është xham 10 cm" - tha Kryemadhi. 

"Edhe që nuk e nxjerrin Metën nga kafazi. Meta ka pamjen e një të burgosuri politik. Se janë marrë me çështjen e pamjes. Por Meta ishte pushkë sot me fjalimin që ka mbajtur. Çfarë ka ndodhur? Portugezi vrasës me pagesë, del 2 orë në ditë në ajrorje, Metën e nxjerrin 20 min. A po tentojnë ta zhbëjnë? Patjetër. Largimi i Metës nga politika dhe çmitizimi i tij, sot opozitarizmi është bërë biznesi më fitimprurës, deputetët më të pasur i ke në opozitë. Kënaqen se thonë duke mbajtur Metën në burg nuk merren me ne. Shiko reagimet dhe çfarë ndodh" - tha Kryemadhi. /LAPSI.al

Të këshilluara

Arrestohet në Brazil Ervin Mata

Është arrestuar në Brazil Ervin Mata. Lajmi është konfirmuar nga gazetarja Klodiana Lala. Më herët, Gjykata e Lartë Federale ka lëshuar një urdhër arresti pë...

20:31

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI

Emmy Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 78-të e Emmy Awards u zhvillua të hënën në Peacock Theater në Los Angeles, duke mbledhur së bashku yjet më ...

21:48