Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Glauk Konjufca tërhiqet nga kandidatura për president

Lapsi.al 27 April 2026
Glauk Konjufca tërhiqet nga kandidatura për president

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Glauk Konjufca në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës ka thënë se përmes çështjes së presidentit, opozita dëshiron ta rrëzojë Qeverinë.

Gjithashtu Glauk Konjufca gjatë fjalës së tij ka thënë se tërhiqet nga kandidatura për president.

Konjufca deklaroi se partitë opozitare e dijë saktë se nuk mund ta përmbysin rezultatin e zgjedhjeve të 28-dhjetorit dhe nuk mund t’i marrin 50% në zgjedhjet e parakohshme. Konjufca theksoi po ashtu se jemi në situatën kur opozita mund të ketë president por nuk dëshiron të ketë president.

Pas tij fjalën e mori deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha-Kollçkau e cila po ashtu deklaroi se e tërheq kandidaturën e saj.

Lexo më tej: Kosovë/ Opozita bojkoton seancën për zgjedhjen e presidentit 

Të këshilluara

Përfshihet nga flakët pallati në Elbasan

Një banesë është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të hëne në lagjen “Dyli Haxhire” në Elbasan. Sipas informacioneve paraprake, shtëllunga të dendura tymi k...

16:39

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI