Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

VIDEO/ Skena të çmendura në Turqi, tifozët futen në ring dhe rrahin boksierin rus

Lapsi.al 26 April 2026
VIDEO/ Skena të çmendura në Turqi, tifozët futen në

Një turne boksi në qytetin turk Trabzon u shndërrua në kaos, pasi një përballje për titullin e kampionit të botës të Universal Boxing Organization (UBO) përfundoi me përleshje masive.

Në ring u përballën boksieri turk Emirhan Kalkan dhe rusi Sergei Gorokhov. Sipas mediave turke, në raundin e tretë shpërtheu një konflikt mes dy sportistëve, i cili u përshkallëzua shpejt në përplasje fizike.

Situata doli jashtë kontrollit kur incidenti u përhap edhe jashtë ringut, ku u përfshinë anëtarë të të dy ekipeve, si dhe disa spektatorë. Për shkak të përleshjes, dueli u ndërpre, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat dhe përgjegjësitë e incidentit. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI