Flash

U qëlluan me 30 plumba/ Çifti që u vra në pritë në Lezhë, prindër të 4 fëmijëve

Lapsi.al 26 April 2026
U qëlluan me 30 plumba/ Çifti që u vra në pritë

Një ngjarje e rëndë tronditi ditën e sotme fshatin Balldren në Lezhë, ku një atentat me armë zjarri i ka marrë jetën një çifti bashkëshortësh. Viktimat janë identifikuar si Kreshnik dhe Gentjana Mujeci, përkatësisht 39 dhe 32 vjeç.

Sipas të dhënave paraprake, çifti po udhëtonte me një automjet tip “Audi Q7”, kur është qëlluar me breshëri plumbash nga persona ende të paidentifikuar. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se drejt mjetit janë qëlluar më shumë se 30 plumba, duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të dy bashkëshortëve.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:50, ndërsa autorët janë larguar nga vendi i krimit pa lënë gjurmë. Deri më tani nuk ka persona të arrestuar, ndërkohë që policia ka ngritur pika kontrolli dhe po vijon kërkimet në zonë.

Mësohet se nga Tirana kanë mbërritur me urgjencë specialistë të sektorit të Krimeve të Rënda, të cilët po punojnë në bashkëpunim me policinë lokale për zbardhjen e plotë të atentatit.

Burime hetimore bëjnë me dije se viktimat kishin katër fëmijë. Dyshohet se çifti sapo kishte dalë nga një lokal në autostradën Lezhë–Shkodër dhe ishte nisur drejt banesës së tyre, e cila ndodhet rreth 30 minuta larg vendit të ngjarjes, kur janë qëlluar në lëvizje.

Ndërkohë, mësohet se Kreshnik Mujeci ka qenë më herët i arrestuar, në tetor të vitit 2017, si i dyshuar për vrasjen e shtetasit Genci Mhillaj në Shkodër. Në atë kohë, ai u akuzua për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI