Flash

“Partizani t'q*va robt”, lojtarët e Tiranës në ekstazë: koret fyese sjellin dënime

Lapsi.al 26 April 2026
“Partizani t'q*va robt”, lojtarët e Tiranës në

Të fitosh një derbi sigurisht që ka shumë rëndësi, aq më tepër në gjendjen që është Tirana, në luftë për mbijetesë. Por suksesi, sado i arritur kundër një rivali të përjetshëm si Partizani, nuk mund të legjitimojë koret fyese të lojtarëve bardheblu ndaj kundërshtarit të tyre. Kur një gjë të tillë e bëjnë tifozët, nuk është e bukur, por është e kuptueshme, por ta bëjnë lojtarët, që nga njëri sezon në tjetrin mund të veshin edhe fanellat e rivalëve, sic ka ndodhur shumë shpesh, është e turpshme dhe mund të pasohet me penalizime.

Tirana, është e vërtetë, mori një fitore të madhe në derbin përballë Partizanit, duke përmbysur rezultatin me shifrat 2-1, por episodi i shëmtuar u regjistrua në fund të ndeshjes, kur lojtarët bardheblu shkuan të festonin me lojtarët e tyre poshtë tribunës. Iniciator u duk të ishte Rijad Kobiljar, edhe pse vështirë se boshnjaku i ardhur në janar te Tirana e ka të qartë frazën që nxiti tifozët: “Partizani t’q*va robt oe oe”, dëgjohet të thotë ai, shoqëruar nga gjithë pjesa tjetër e skuadrës dhe me tifozët që pastaj morën stafetën.

Lexo më tej: Alvarez, çfarë goli: Tirana përmbys Partizanin në derbi dhe është gati e shpëtuar

Sigurisht që ky moment pritet të vlerësohet me imtësi edhe nga Komisioni i Displinës. Një dënim pritet për 30-vjeçarin, mungesa e të cilit mund të penalizojë Tiranën në këtë fund sezoni, ku pikët janë ende shumë të rëndësishme.

[video width="816" height="464" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2026/04/WhatsApp-Video-2026-04-26-at-12.25.08.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI