Flash

Flet gazetari të cilit i dogjën makinën në Bulqizë: Sulmi ka lidhje me punën time!

Lapsi.al 26 April 2026
Flet gazetari të cilit i dogjën makinën në Bulqizë:

Gazetari dhe botuesi nga Bulqiza tha se i është vënë flaka makinës së tij në orët e para të së dielës, në një incident që autoritetet po e hetojnë si zjarrvënie të qëllimshme.

Sipas policisë së Dibrës, ngjarja ndodhi rreth orës 02:58 të 26 prillit, një automjet tip “Ford Fiesta” u përfshi nga flakët ndërsa ishte i parkuar pranë banesës së gazetarit.

Autoritetet thanë se një grup hetimor, nën drejtimin e prokurorisë, po punon për të identifikuar autorët dhe për të dokumentuar rrethanat e rastit.

“Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon intensivisht veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të rastit, identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, pasi paraprakisht dyshohet për djegie të qëllimshme,” deklaroi policia.

Curri tha se ishte njoftuar nga fqinjët për zjarrin pak minuta më herët dhe se makina ndodhej rreth 30 metra larg pallatit ku ai banon. Ai shtoi se flakët nuk shkaktuan dëme në automjetet e tjera të parkuara pranë.

Gazetari e lidhi incidentin me aktivitetin e tij profesional, duke sugjeruar se zjarrvënia kishte për qëllim ta frikësonte për shkak të raportimeve të tij mbi çështje lokale në Dibër.

“Kjo gjëja është e qëllimshme dhe është totalisht me synimin për të sjellë një mesazh tek unë dhe për punën që bëj,” tha ai.

“Por së pari, iu them që ata që e kanë bërë këtë veprim, as nuk do të më kërcënojnë ose frikësojnë dot, sepse për mua gazetaria është një mision që i shërben interesit publik dhe do të vazhdojë me çdo lloj çmimi,” shtoi ai.

Me rreth një dekadë përvojë në gazetari, Curri drejton median lokale “Bulqiza ime” dhe ka bashkëpunuar me BIRN, duke u fokusuar kryesisht në monitorimin e pushtetit vendor, mjedisin dhe çështje që prekin komunitetin.

Organizatat për mbrojtjen e gazetarëve reaguan ndaj incidentit, duke e cilësuar atë shqetësues dhe duke bërë thirrje për hetim të shpejtë dhe transparent. Rrjeti ‘Safe Journalists’ shprehu solidaritet me gazetarin dhe kërkoi që autorët të mbahen përgjegjës.

Ndërkohë, kryetari i Asosacionit të Gazetarëve, Isa Myzyraj e cilësoi aktin si frikacak dhe vlerësoi punën e Currit, duke theksuar se ajo zhvillohej në një terren të vështirë dhe në kushtet e mungesës së burimeve për mediat lokale.

“Sami Curri është një gazetar i shkëlqyer,” tha Myzyraj.

“Sulmi ndaj tij është frikacak dhe i ulët, ndaj policia dhe prokuroria duhet të gjejnë autorët dhe t’i vendosin para drejtësisë,” përfundoi ai./Reporter.al

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI