Flash

E bujshme, hapen dokumentet e prokurorëve: “Rocchi zgjidhte arbitrat që donte Inter”

Lapsi.al 26 April 2026
E bujshme, hapen dokumentet e prokurorëve: “Rocchi zgjidhte arbitrat

Gianluca Rocchi, përcaktuesi i kampionateve të Serie A dhe B, akuzohet për bashkëpunim në mashtrim sportiv. Hetimet po kryhen nga Prokuroria e Milanos, e cila i ka dërguar ish-arbitrit një njoftim garancie: më 30 prill do të zhvillohet marrja në pyetje. Kolegët e AGI kanë zbuluar tre pikat e akuzës të formuluara nga prokurori Maurizio Ascione.

Në njërën prej tyre lexohet se Rocchi, “në cilësinë e përcaktuesit të arbitrave të AIA-s, në bashkëpunim me disa persona në stadiumin San Siro, gjatë ndeshjes së Kupës së Italisë ‘kombinonte’ caktimin e arbitrit për ndeshjen e kampionatit të Serie A Bologna-Inter (20 prill 2025) në personin e Andrea Colombo, si ‘arbitër’ i pëlqyer nga skuadra mysafire, Inter, i angazhuar në garën për titull, tashmë në fazat përfundimtare të sezonit futbollistik”. Ndeshja në fjalë është ajo e përfunduar me rezultatin 1-0 falë golit të Orsolinit.

Lexo më tej: Tërmet në futbollin italian: shefi i arbitrave Rocchi nën hetim për mashtrim sportiv

Pika e dytë e akuzës i referohet një Inter-Milan të Kupës së Italisë. Rocchi, shkruan prokurori, “në cilësinë e caktuesit, në bashkëpunim me disa persona në stadiumin San Siro, gjatë ndeshjes së parë të Kupës së Italisë (2 prill 2025), ‘kombinonte’ ose ‘mbulonte’ caktimin e arbitrit Daniele Doveri, duke e vendosur në drejtimin e gjysmëfinales së turneut (23 prill 2025) për të siguruar më pas për Interin drejtime ndeshjesh të ndryshme nga Doveri ‘pak i pëlqyer’ për finalen e mundshme të Kupës së Italisë dhe për pjesën tjetër të ndeshjeve të kampionatit të Serie A” që ishin me “interes më të madh për skuadrën milaneze”. Ndeshja përfundoi me rezultatin 3-0 në favor të milanezëve të drejtuar nga Sergio Conceiçao, të cilët u kualifikuan kështu në finalen e Kupës së Italisë, të humbur në Romë kundër Bologna-s.

Pika e tretë e akuzës i referohet ndeshjes Udinese-Parma të 1 marsit 2025, kur “në cilësinë e mbikëqyrësit VAR, në bashkëpunim me persona të tjerë, gjatë zhvillimit të ndeshjes ndikonte tek operatori VAR Daniele Paterna duke e shtyrë të thërriste për On Field Review arbitrin Fabio Maresca me qëllim dhënien e një penalltie në favor të skuadrës friulane, megjithëse Paterna ishte i një mendimi tjetër”. Ndeshja u fitua nga bardhezinjtë me rezultatin 1-0 falë golit të Thauvin. Rocchi i ka hedhur poshtë tashmë të gjitha akuzat duke deklaruar se është i qetë.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI