Flash

Rama: BE për fermerët është bekim ose mallkim

Lapsi.al 25 April 2026
Rama: BE për fermerët është bekim ose mallkim

Kryeministri i Edi Rama ka deklaruar se integrimi në Bashkimin Evropian për sektorin e bujqësisë mund të jetë “bekim ose mallkim” për fermerët, në varësi të përgatitjes së fermerëve shqiptarë për të përballuar standardet e tregut europian.

Duke folur për politikat mbështetëse ndaj fermerëve, Rama tha se qeveria po përgatit një program të ri të quajtur “Dyfisho ndërmarrjen tënde”, i cili do të ofrojë kredi me interesa më të ulëta dhe garanci shtetërore për zhvillimin e fermave.

“Duke e mbyllur dua vetëm t’ju siguroj që ne do jemi shumë mbështetës. Edhe siç ju thashë përveç të gjithë fondeve të tjera që po bën ministri, do kalojmë në fund të muajit ose në fillim të muajit tjetër edhe programin e ri që do mbështetet nga qeveria me bankat e nivelit dytë dhe me Bankën e Shqipërisë, i cili quhet “Dyfisho ndërmarrjen tënde” dhe që do ofrojë kredi me interesa më të ulëta se kreditë komerciale dhe të garantuara nga qeveria shqiptare për të gjithë ata që duan të rrisin fermën e tyre, që duan të rrisin natyrisht, do të përqendrohemi tek prodhimi, agropërpunimi, dhe agroturizmi dhe kur them tek prodhimi kam parasysh të gjitha ata elementë që i duhen prodhimit, duke filluar nga mekanika tek grumbullimi, e kështu me radhë.

Kështu që, jemi në dispozicion, duhet të vrapojmë sepse kjo historia e Bashkimit Europian për fermerët është ose bekim ose mallkim.

Nëse ata që do jenë gati për ta përballuar atë situatë do jenë të bekuar sepse do kenë shumë më tepër mundësi. Ata që s’do jenë gati do ta kenë të pamundur të mbijetojnë, do mbyllen, sepse nuk do përballojnë dot kërkesat e tregut europian, siguria ushqimore, analizat, etj. Të gjitha këto bëhen po të jemi të bashkuar, po të jemi të ndarë nuk ke mundësi tek e tek të bësh gjithë këto procese, që të garantojnë sigurinë ushqimore”, tha Rama.

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI

Emmy Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 78-të e Emmy Awards u zhvillua të hënën në Peacock Theater në Los Angeles, duke mbledhur së bashku yjet më ...

21:48