Flash

Kryeministri britanik humbet të atin

Babai i kryeministrit britanik Andy Burnham, Roy Burnham, ka ndërruar jetë pasi vuante prej kohësh nga sëmundja e Alzheimerit. Për shk...

17:02

Alvarez, çfarë goli: Tirana përmbys Partizanin në derbi dhe është gati e shpëtuar

Lapsi.al 25 April 2026
Alvarez, çfarë goli: Tirana përmbys Partizanin në derbi

Tirana ka fituar një nga sfidat derbi më të rëndësishme të sezonit, duke mposhtur 2-1 Partizani në Air Albania, në javën e 33-të të Abissnet Superiore. Një përmbysje që për bardheblutë vlen shumë më tepër se tri pikë: i afron me objektivin e mbijetesës dhe rikthen besimin në një moment kritik. Për Partizanin, në krahun tjetër, kjo humbje komplikon ndjeshëm garën për Europën. Human iluzionoi të kuqtë, por një pjesë e dytë nën ritmet bardheblu Kresic e Alvarez, me një supergol, i dhuruar triumfin në derbi Orges Shehit.

Partizani dominues në lojë e rezultat

Sfida nisi me ritëm dhe tension, si çdo derbi, por ishte Partizani që goditi i pari. Në minutën e 23-të, Human përfitoi nga një moment i mirë në sulm dhe kaloi të kuqtë në avantazh. Pas golit, Partizani administroi mirë lojën, duke mos i lënë shumë hapësira Tiranës dhe duke e mbyllur pjesën e parë në epërsi 1-0.

[video width="636" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2026/04/69ecfa7bb5727.mp4"][/video]

Reagimi i Tiranës dhe përmbysja e ndeshjes

Me nisjen e pjesës së dytë, Tirana ndryshoi qasje. Bardheblutë rritën presionin dhe filluan të godasin më shpesh drejt portës së Pano Qirko. Rezistenca e portierit u thye në minutën e 66-të, kur Kresic shënoi me kokë pas një aksioni të ndërtuar mirë, duke rikthyer baraspeshën dhe duke rihapur plotësisht sfidën.

[video width="630" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2026/04/69ed091168640.mp4"][/video]

Polemika dhe një gol që vendos derbin

Momenti më i diskutuar erdhi në minutën e 83-të, kur një prekje e dyshimtë me dorë brenda zonës nga një lojtar i Tiranës shkaktoi protesta të forta nga kampi i Partizanit. Gjyqtari Florjan Lata vendosi të vazhdojë lojën, duke mos akorduar penallti. Vetëm dy minuta më pas erdhi edhe goditja vendimtare. Freddy Alvarez realizoi një supergol nga distanca në minutën e 85-të, duke përmbysur rezultatin dhe duke shpërthyer festën bardheblu.

[video width="636" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2026/04/69ed0d7317e0d.mp4"][/video]

Efektet në renditje

Ky sukses e ngjit Tirana në vendin e 7-të me 35 pikë, duke i dhënë një frymëmarrje të rëndësishme në luftën për mbijetesë. Ndërkohë, Partizani mbetet në vendin e 5-të me 45 pikë, jashtë zonës Final Four dhe nën presion, në pritje të rezultateve të rivalëve direkt. Një derbi që, përtej rivalitetit, mund të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në fatet e sezonit për të dyja skuadrat.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI