Komunikata e Romës që njofton largimin e Claudio Ranierit
“AS Roma njofton se marrëdhënia me Claudio Ranieri ka përfunduar – lexohet në deklaratë – Klubi dëshiron të falënderojë Claudio për kontributin e tij të rëndësishëm te Roma. Ai e ka drejtuar skuadrën në një moment shumë të vështirë dhe do t’i jemi gjithmonë mirënjohës për përpjekjet e tij. Duke parë nga e ardhmja, drejtimi ynë është i qartë. Klubi është solid, me një lidership të fortë dhe një vizion të mirëpërcaktuar. AS Roma do të jetë gjithmonë në vend të parë. Kemi besim të plotë në rrugëtimin që na pret nën drejtimin teknik të Gian Piero Gasperini, me objektivin e përbashkët për t’u rritur, për t’u përmirësuar dhe për të arritur rezultate në lartësinë e historisë sonë”.Il comunicato del Club su Claudio Ranieri 📄 https://t.co/k7xOtWQyQC #ASRoma pic.twitter.com/XVgAXy7WVd
— AS Roma (@OfficialASRoma) April 24, 2026