Flash

Kryeministri britanik humbet të atin

Babai i kryeministrit britanik Andy Burnham, Roy Burnham, ka ndërruar jetë pasi vuante prej kohësh nga sëmundja e Alzheimerit. Për shk...

17:02

Ish-shefi i kuzhinës zbulon pse C. Ronaldo nuk pi qumësht: “Është kundër natyrës”

Lapsi.al 24 April 2026
Ish-shefi i kuzhinës zbulon pse C. Ronaldo nuk pi qumësht:

Këtë vit duket vërtet se Cristiano Ronaldo do të fitojë më në fund trofe të rëndësishëm me Al Nassr, duke i dhënë fund thatësirës që vazhdon që nga transferimi në fillim të 2023 nga Manchester United: titulli në Saudi Pro League është shumë afër, duke parë avantazhin ndaj Al Hilal të Simone Inzaghit, më pas do të luhet finalja e AFC Champions League Two kundër japonezëve të Gamba Osaka. Në këto rezultate Ronaldo ka një rol të madh me golat e tij: gjendja e 41-vjeçarit portugez është ende në nivele të larta, si pasojë e disiplinës në stërvitje dhe dietë.

Pse Cristiano Ronaldo ka hequr qumështin nga dieta?

Pikërisht për këtë ka folur ish-shefi i tij personal, Giorgio Barone, që ka punuar për pesë herë fituesin e Topit të Artë gjatë periudhës te Juventusi, duke u marrë me ushqimin e gjithë familjes. Barone ka zbuluar se Cristiano e ka eliminuar plotësisht qumështin nga dieta, sepse nuk e konsideron natyral për njerëzit.

“Asnjë qumësht – ka shpjeguar ai – Njerëzit janë të vetmit që pinë qumështin e kafshëve të tjera. Asnjë kafshë nuk pi qumësht pas tre muajsh. Viçat nuk pinë më qumësht pas tre muajsh. Kafshët nuk pinë qumështin e kafshëve të tjera. Nuk ekziston në natyrë. Vetëm njerëzit vazhdojnë ta pinë deri në 30, 40, 50 apo 60 vjeç dhe sipas meje është gabim. Ne ushqehemi me qumësht gjiri si qentë, ujqërit, lopët dhe gomarët. Pas fëmijërisë nuk është normale. Është kundër natyrës”.

Ronaldo

Ronaldo ka ende përqindje shumë të ulët yndyre trupore

Barone ka përshkruar një regjim ushqimor ku proteinat janë baza, karbohidratet nuk merren nga drithërat e përpunuara dhe sheqeri është i ndaluar: “Dieta e Ronaldos është e balancuar. Ha pak nga të gjitha, por gjithmonë ushqime të shëndetshme. Fillon me një mëngjes me avokado, kafe, vezë dhe pa sheqer. Në drekë pulë, peshk dhe gjithmonë perime. Nëse ka nevojë për karbohidrate, i merr nga perimet, kështu që nuk ka nevojë për ushqime me miell. As makarona, bukë apo gjëra të tjera. Në darkë ushqime të lehta, zakonisht peshk ose mish. Gjithmonë me perime”.

Shefi Barone e dieta e Haaland: “Mëlçia, zemra dhe truri janë superushqime”

Sa i përket dietës së Erling Haaland, që pi edhe qumësht të papërpunuar, Barone e miraton pjesërisht: “Jam dakord me dietën e Haaland, që përfshin organet. Mëlçia, zemra dhe truri janë ushqime shumë të shëndetshme. Janë superushqime. Edhe Cristiano e pëlqente mëlçinë. Është shumë e pasur me hekur dhe e rëndësishme në dietë. Pra për të brendshmet jam dakord, por jo për qumështin”.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI