Flash

Gjermania merr kthesë: Anëtarësimi i menjëhershëm i Ukrainës në BE është i pamundur

Lapsi.al 24 April 2026
Gjermania merr kthesë: Anëtarësimi i menjëhershëm i

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, deklaroi sot se anëtarësimi i menjëhershëm i Ukrainës në Bashkimin Evropian nuk është i realizueshëm, duke theksuar se hapi i radhës duhet të jetë një proces para-anëtarësimi.

Duke folur për zhvillimet në Lindjen e Mesme, Merz u shpreh se Irani “po luan me kohën”, ndaj sipas tij është e nevojshme rritja e presionit ndërkombëtar. Megjithatë, ai theksoi se ekziston hapësirë për lehtësim të sanksioneve nëse Teherani tregon gatishmëri për kompromis.

“Askush në Samitin e BE-së nuk kundërshton faktin se sanksionet mund të zbuten, nëse Irani është i gatshëm të bëjë lëshime”, u shpreh ai.

Sipas kancelarit gjerman, kjo qasje mund të shërbejë si një kontribut për të çuar përpara procesin diplomatik dhe, në mënyrë ideale, për të arritur një armëpushim të qëndrueshëm.

Presion i shtuar ndaj Rusisë

Në lidhje me paketën e re të sanksioneve të vendosura nga Bashkimi Evropian ndaj Rusisë, Merz nënvizoi se presioni ndaj Moskës do të vazhdojë të rritet në vijim.

Sa i përket integrimit të Ukrainës në BE, ai ritheksoi se një anëtarësim i shpejtë nuk është i mundur në kushtet aktuale, duke sugjeruar se fokusi duhet të jetë tek avancimi i procesit para-anëtarësues.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI