Flash

“Ata idiotët shqiptarë”/ Ministri i Jashtëm fshiu mesazhin fyes për shqiptarët e RMV

Lapsi.al 24 April 2026
“Ata idiotët shqiptarë”/ Ministri i Jashtëm fshiu

Është kthyer në skandal publikimi i një mesazhi që ministri për Punët e Jashtme Ferit Hoxha ka bërë në një grup komunikimi në WhatsApp ku fyente shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.

“Po ata idiotët shqiptarë atje, çfarë thonë?” – ishte reagimi i ministrit për një lajm që dërgonte në grupin e diplomatëve ambasadori ynë në RMV, Denion Meidani.

May be an image of text that says 'Ferit Hoxha Denion Meidani Gazeta Nova Makedonija shkruan: Sipas saj, deklarata e Edi Rama Rama se shqiptarët në... Po ata idiotet shqiptare atje cfare thone?'

Mesazhi u publikua fillimisht nga kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi, por ministria e Jashtme i hodhi poshtë pretendimet.

Pas reagimit të zëdhënësit të MEPJ ka reaguar deputeti demokrat Belind Këlliçi që ka publikuar të tjera pamje të grupit të komunikimit të ku duket se Hoxha e ka fshirë mesazhin fyes nga grupi.

May be an image of text that says '4:55PM ~Ferit Hoxha +32 +32470514348 470 51 43 48 This message was deleted. 5:02PM'

May be an image of ticket stub and text that says '< & aktive. Ai shtoi se bashkëpunimi rajonal është thelbësor për përfundimin e korridorit, i cili ka rëndësi strategjike jo vetëm ekonomike, por edhe për sigurinë dhe lidhjen mes dy deteve në Evropë. https:/tetovasot.com/2026/04/ nikolloski-ne-korridorin-8-po- realizojme-projekte-serioze- infrastrukturore-pres-te-njejtin perkushtim-edhe-nga-bullgaria- dhe-shqiperia/? fbclid=wZnRzaARXEkZIeHRu- A2FIbQIXMQBZCnRjBmFwcF9p- ZAo2Nj14NTY4Mzc5AAEe7cv- HnKZqEUhe 54-nGLD- uUtLJ42xiDDqV1-1iknhb.kmCn- YWnmg4m0y- _aem_Uap1oboHbCNMYo33e- VNuEQ 16:55 Ferit Hoxha This message was deleted. 17:02 +'

Deputeti i PD i ka kërkuar dorëheqjen ministrit të Jashtëm.

“Ferit, nuk kalohet ky incident i rëndë, kjo shkelje e paprecedentë e etikës duke fshirë mesazhin, ku ke fyer shqiptarët e Maqedonisë së Veriut dhe duke genjyer me zëdhënës për media. Gjurmët e tua janë aty, tek grupi "Ambasadorët".

Jo vetëm e ke bërë atë koment poshtërues, por tani ke nisur gjuetinë e shtrigave për të gjetur personin që nxori mesazhin. Nuk e mbulon dot skandalin me mashtrim.

Jep dorëheqjen, është e vetmja mënyrë që të shpëtosh dinjitetin e Institucionit që drejton dhe të korrigjosh dëmin që ke shkaktuar në diplomacinë e Shqipërisë. Çdo orë, çdo ditë më shumë e jotja në krye të Ministrisë së Jashtme është një turp për të gjithë ne” – shkruan Këlliçi. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI