Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

100 milionë lekë dëm, edhe Gjykata e Lartë e quan të paligjshëm shkarkimin e Nanos

Lapsi.al 24 April 2026
100 milionë lekë dëm, edhe Gjykata e Lartë e quan të

Gjykata e Lartë i ka dhënë fund sagës së përballjeve gjyqësore mes ish-kryepolicit Gledis Nano dhe Këshillit të Ministrave e Ministrisë së Brendshme, duke detyruar këto të fundit t'i paguajnë atij dëmshpërblim në masën e 100 milionë lekëve të vjetra.

Gledis Nano e konsideroi të paligjshëm shkarkimin e tij nga detyra, nga kryeministri dhe ministri i kohës, duke ju drejtuar gjykatës. Edhe shkallët e tjera të gjyqësorit, më parë, i kishin dhënë atij të drejtë.

Vendimi i Gjykatës së Lartë mban datën 17 Shkurt 2026 dhe relator i çështjes me titull "GLEDIS NANO Kundër. KESHILLI I MINISTRAVE I REPUBLIKES SE SHQIPERISE dhe Të Tjerë", dorëzuar nga Qeveria dhe Ministria e Brendshme, ka qenë kryegjyqtari Sokol Sadushi.

"Detyrimin e pales se paditur te trajtoje me page paditesin deri ne perfundim te mandatit 5 vjecar si dhe sistemimin e tij ne strukturat e Policise se Shtetit apo funksione te tjera. Dhenien e vendimit me ekzekutim te perkohshem sipas nenit 317 te K.Pr.Civile", thuhet në vendim.

Gjykata e Lartë ka vendosur gjithashtu edhe shfuqizimin e vendimit nr.580, dt. 31.08.2022, të Këshillit të Ministrave, ku paditës ka qenë Gledis Nano, të paditur Këshilli i Ministrave dhe Ministria e Brendshme, ndërsa pjesëmarrës në gjykim, Avokatura e Shtetit.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI