Flash

Shpërthimi me dy të plagosur në Tepelenë, policia jep detaje

Lapsi.al 23 April 2026
Shpërthimi me dy të plagosur në Tepelenë, policia jep detaje

29-vjeçari Xhulio Salaj është proceduar nga policia, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Ky shtetas dyshohet se posedonte sasi fitili zjarr-përcjellës dhe municioni luftarak, që u gjet në magazinën afër banesës së tij, në fshatin Mamaj.  Në magazinë shpërtheu aksidentalisht një sasi lënde plasëse dhe si pasojë u dëmtuan ai dhe shoku i tij, shtetasi Lisien Shehu banues në Memaliaj.

Të dy të dëmtuarit vijojnë të jenë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më datë 21.04.2026, për dëmtimin e 2 shtetasve, nga shpërthimi i një lënde plasëse, afër një banese, në fshatin Mamaj, Tepelenë, bëjmë me dije se në vijim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Xh. S., 29 vjeç, banues në fshatin Mamaj, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, thuhet në reagimin e policisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

 

 

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI